Zyrtari i Policisë Rrugore, Ali Yzeiri ka bërë një sqarim të rëndësishëm për drejtuesit e automjeteve në lidhje me parkimin e dyfishtë dhe qëndrimin në vendet ku ndalohet parkimi.
Ai theksoi në News 24 se po zbatohen masa të reja për disiplinimin e këtij fenomeni që dëmton lëvizjen në qytet.
Yzeiri bëri thirrje që drejtuesit të shmangin parkimin në vende të palejuara dhe të përdorin alternativa si shërbimi urban, në rastet kur nuk ka parkim të disponueshëm.
“Kur ka ndalim, qëndrim. Qëndrimi i përkohshëm është për të marrë apo zbritur një pasagjer, me një kohë të kufizuar. Por drejtuesi i mjetit duhet të jetë aty, gati për të filluar lëvizjen. Këtu duhet të ndajmë pushimin apo qëndrimin. Në rast se shkon diku ku nuk ka parkim, do shfrytëzosh mënyra alternative, shërbimi urban. Kur duhet mjeti, në farmaci apo kur ke një të sëmurë, këto janë raste të veçanta. Masat vendosen po u bë pengesë për lëvizjen e tjerëve, po e parkoi dhe largohet nga mjeti“, tha Ali Yzeiri.












