Situata në Bashkinë e Tiranës, ndonëse Erion Veliaj ndodhet në paraburgim në Durrës, vazhdon e qetë. Drejtuesja e emëruar, Anuela Ristani, është në detyrë 24/7 e javës.
Burime të sigurta pranë Erion Veliajt, thanë për gazetën “Koha Jonë” se kryebashkiaku socialist ndodhet padrejtësisht në burg për këto akuza.
Veliaj do vazhdojë betejën juridike për të dalë i pafajshëm, por nuk do të jap kurrsesi dorëheqjen nga kryetar i bashkisë sado që ta mbajnë në paraburgim sepse është votuar nga qindra mijë qytetarë.
Të njëjtat burime thanë se edhe hipotezat se do të kërkojë Këshilli Bashkiak shkarkimin e tij pasi ka kaluar 90 ditë pa qenë në detyrë, siç e ka ligji, nuk mund të ndodhë kjo gjë!
Ai nuk është se nuk ka shkuar për fajin e tij, por se ndodhet në paraburgim, pohoi burimi pranë Veliajt. Nuk dihet se si do të vendosë kryeministri Edi Rama për bashkinë e Tiranës.












