Deputeti i PS, Erion Braçe komentoi Akademinë politike të PS, teksa tha se deputetët e rinj ende nuk janë gati të bëjnë punën e deputetit që javën e parë të shtatorit.
I pyetur në një intervistë në Report Tv nëse do të pranonte të ishte pjesë e kabinitit të qeverisë ‘Rama 4’, Braçe tha se formimi i qeverisë nuk duhet të jetë një “listë dëshirash”, por rezultat i një procesi të menduar mirë.
Erion Braçe: “Jo, sepse unë mendoj që qeveria nuk mund të krijohet si listë dëshirash dhe apo si plotësim i nevojave të karrierës të gjithkujt. Jo, nuk duhet të funksionojë kështu. Unë mendoj që duhet njeriu i duhur në vendin e duhur, në kohën e duhur, me programin e duhur, me politikat e duhura dhe me buxhetin e duhur. Ky mund të bëhet ministër”












