SPAK ka marrë për herë të parë dëshminë e një “bashkëpunëtoreje të re” të drejtësisë ku në qendër të çështjes ndodhet kryebashkiaku Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.
Bëhet fjalë për një prej bashkëpunëtoreve më të afërta të Xoxës, Adela Kondakçiu, e cila ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë dhe ka zbardhur të gjithë skemën e dyshuar të korrupsionit.
Kondakçiu, e cila njihet si përgjegjëse për menaxhimin financiar në rrethin e Xoxës, ka dorëzuar prova të shumta në SPAK, duke përfshirë dokumente dhe të dhëna që rëndojnë pozitat e çiftit.
Ajo është aktualisht e pandehur, por në bazë të bashkëpunimit të saj, mund të përfitojë nga lehtësimi i dënimit. Ndërkohë, SPAK ka siguruar dëshmi nga 97 persona, si dhe një sasi të madhe provash që do të përdoren për të mbështetur akuzat në dosjen “Veliaj”./ BalkanWeb












