Modelja dhe ish-Miss Kosova, Xhuliana Nura, ka mahnitur sërish me pozat e saj të fundit që i ka ndarë në rrjetet sociale.
E njohur për stilin dhe elegancën që e karakterizon, Xhuliana po shijon ditët e nxehta të verës pranë detit, ndërsa ndjekësve të saj u ka dhuruar pamje të nxehta nga pushimet.
Në imazhin e publikuar, ajo shihet e veshur me bikini me dizajn tigër, të cilat i theksojnë linjat trupore perfekte dhe gjoksin e saj bombastik.
Shikimi i saj joshës, i kombinuar me aksesorët luksozë dhe syzet elegante, e bëjnë paraqitjen e saj edhe më tërheqëse.
Nura, e cila prej vitesh njihet si një nga figurat më të komentuara të showbiz-it shqiptar, di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen e publikut me paraqitjet e saj sensuale.













