Eshtë ndarë në mënyrë të parakohshme nga jeta, në moshën 57-vjeçare mësuesja Leticja Mujo.
Arsimtarja që prej vitesh mësonte breza të tërë nxënësish në një nga shkollat jo publike të qytetit ka humbur jetën si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Në një postim, shkolla “Vinçens Prendushi” shpreh dhimbjen për këtë humbje të pazëvendësueshme.
“Ajo ishte shembull frymëzimi, jo vetëm si mësuese që ndezi dritën e dijes te breza të tërë nxënësish, por edhe si mike e pazëvendësueshme, që dinte të të ngrohte shpirtin me fjalën e mirë dhe buzëqeshjen e saj. Përjetësisht mirënjohës për gjithçka që dhuroi, e përcjellim me dhimbje, por edhe me krenari që patëm fatin t’a kishim pranë”, shkruhet ndër të tjera në postim.












