Për shkak të motit të keq dhe stuhisë që ka përfshirë vendin, Aeroporti “Nënë Tereza” po përballet me një trafik të jashtëzakonshëm ajror, pasi disa avionë janë duke u munduar të ulen sa më shpejt në pistën e Rinasit.
Qytetarët kanë raportuar se 7 avionë janë ulur njëri pas tjetrit, një pamje e pazakontë që tregon se moti do të jetë shumë i keq sot.
Ndërkohë një avion i “LOT Air” nuk ka mundur të zbresë në pistën e Rinasit për shkak të erës së fortë. Pavarësisht manovrave të shumta të pilotit, avioni ka devijuar duke bërë ulje emergjente në vendet fqinje.
Të gjithë udhëtarët dhe ata që janë duke udhëtuar përmes aeroportit duhet të jenë të kujdesshëm dhe të informohen për çdo ndryshim të mundshëm në fluturime.
Ndërkohë e njëjta thirrje shërben edhe për drejtuesit e mjeteve që të shmangin lëvizjet përgjatë stuhisë dhe të qëndrojnë të sigurtë për të shmangur çdo incident të mundshëm.












