Friday, October 30, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

“Ethet” e qeverisë/ Kush do jenë ministrat e rinj? Gazetarja zbërthen skenarët në PS

by Rilindje
02/09/2025
in TË TJERA
“Ethet” e qeverisë/ Kush do jenë ministrat e rinj? Gazetarja zbërthen skenarët në PS

Gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi ka zbuluar detaje nga kampi rozë, aty ku prej ditësh tashmë janë mbërthyer nga “ethet” e ndarjes së posteve në kabinetin “Rama 4”.

Ashtu siç e do tradita në PS, Rama do të njoftojë në Asamble emrat e ministrave të rinj, por edhe në parti pritet të mësohet nëse do të vijojë të jetë Blendi Klosi numri dy i saj.

Sa i përket figurave ministrore, ato do të përzgjidhen në raport me procesin e integrimit të vendit në BE.

“Mund të kemi përveçse emra të rinj, edhe ministri të reja. Mund të kemi ndarjen e disa ministrive, por edhe krijimin e ministreve të reja. Reformat nuk do të jenë risi, pasi zoti Rama i ka përmendur edhe gjatë verës. Por edhe gjatë takimeve që ka patur, siç ishte ajo reforma për mbetjet, apo do jetë reforma për ujin e pijshëm. Janë reforma që kanë të bëjnë me integrimin dhe Shqipëria duhet ti plotësoj para se të marrë besimin e Brukselit. Ministri të reja por edhe ato që mund të rikthehen. Duhet të themi se ka një reformë për zhvillimin e territorit, mund të kemi edhe një ministri që lidhet me këtë proces. Por edhe Ministria e Inovacionit, që na rikthen te kabineti “Rama 1”. Në “Rama 4” nuk do kemi më pak ministri, por do kemi më shumë ministri të ekspozuara drejt Brukselit dhe reformave që duhen kryer. Zonja Pirdeni është një nga njerëzit që mund të rikonfirmohet. Nuk dihet në ministrin e Antikorrupsionit, që është pa portofol apo jo. Zoti Ervin Hoxha ishte një ministër i ri, por doli ndër më të votuarit në Tiranë. Një njeri jopolitik në kryeqytet, por ja doli edhe me lëshimin e terrenit nga kryeministri. Zoti Mazniku mund të jetë një nga emrat që mund të marrë peshë tjetër në kabinetin Rama 4. Ka një ministri pa portofol sot. Ka vend për të gjithë pasi do bëhen edhe ndryshime në parlament, pasi do të shtohet numri i komisioneve”, zbuloi gazetarja Fjorela Beleshi.

Gazetarja po ashtu zbuloi se deputetë të legjislaturës së kaluar që kanë mbetur jashtë Kuvendit mund të kemi edhe prej tyre në kabinetin e ri qeveritar.

“Edhe deputetët që nuk arritën të rinovonin mandatin më 11 maj, kanë lobime. Kanë pasur takime me kryeministrin Rama ditët e fundit. Disa prej tyre presin edhe postë ministrore. Ka emra që kanë pasur detyra partiake, por mund të jenë edhe në postë ministrore”, tha Beleshi.

NGA KATEGORIA

Shfaqet sërish Saimir Tahiri/ LAJM I FUNDIT: Gjykata e Lartë merr këtë vendim…
TË TJERA

Shfaqet sërish Saimir Tahiri/ LAJM I FUNDIT: Gjykata e Lartë merr këtë vendim…

29/10/2026
Drejtoresha e burgjeve REAGON për transferimin e Veliajt: Erdhi letër “sekrete”, KUSH e dha urdhrin…
TË TJERA

Drejtoresha e burgjeve REAGON për transferimin e Veliajt: Erdhi letër “sekrete”, KUSH e dha urdhrin…

29/10/2026
Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj…
TË TJERA

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj…

28/10/2026
“Plas” sherri në studio/ Alban Dudushi përplaset ashpër me Agron Shehajn: Familjen mos ma…
TË TJERA

“Plas” sherri në studio/ Alban Dudushi përplaset ashpër me Agron Shehajn: Familjen mos ma…

28/10/2026
Grida Duma ra pa ndjenja në Top Channel, zbardhen DETAJE të reja…
TË TJERA

Grida Duma ra pa ndjenja në Top Channel, zbardhen DETAJE të reja…

27/10/2026
Grida Duma bie pa ndjenja në “Top-Story”, ndërpritet transmetimi LIVE/ Çfarë ndodhi…
TË TJERA

Grida Duma bie pa ndjenja në “Top-Story”, ndërpritet transmetimi LIVE/ Çfarë ndodhi…

27/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

LAJM I FUNDIT/ E TRISHTË! Ndahet nga jeta ish-deputeti i PS…
POLITIKË

Sëmundja e rëndë i mori jetën, KUSH ishte Bashkim Zeneli, një ndër themeluesit e PS…

30/10/2026
“Mos njihni zgjedhjet”/ Merr fund dilema! Kolegji Zgjedhor jep vendimin “FINAL” për 11 Majin
POLITIKË

LAJM I FUNDIT/ Vendoset DATA e zgjedhjeve në Shqipëri, Presidenti Begaj firmos…

30/10/2026
Kërkuan dorëheqjen e tij se çoi Veliajn në burgun e Fierit, Toni Gogu u kthen përgjigje Çuçit dhe Xhafajt
POLITIKË

Kërkuan dorëheqjen e tij se çoi Veliajn në burgun e Fierit, Toni Gogu u kthen përgjigje Çuçit dhe Xhafajt

30/10/2026
Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së, kush është…
POLITIKË

LAJM I FUNDIT/ E TRISHTË! Ndahet nga jeta ish-deputeti i PS…

30/10/2026
9 muaj në qeli! Veliaj kërkesë të pazakontë GJKKO: Po më mohoni të drejtat! Dua…
POLITIKË

LAJM I FUNDIT/ Erion Veliaj befason nga qelia e burgut të Fierit, firmos dy shkarkime…

30/10/2026
LAJM I MIRË/ Aeroporti Rinasit nis fluturimet direkt me një tjetër vend…
BOTA

LAJM I MIRË/ Aeroporti Rinasit nis fluturimet direkt me një tjetër vend…

29/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!