Struktura e Posaçme (SPAK) ka dalë me një deklaratë zyrtare mbi takimin e kryeprokurorit Altin Dumani me zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit Amerikan, Brendan Hanrahan në Washington.
Në njoftim, SPAK tregon se në këtë takim u diskutua për rëndësinë e madhe të bashkëpunimit mes strukturave ligjzbatuese për dy vendet me qëllim parandalimin e krimit të organizuar, trafikimit të lëndëve narkotike dhe atë të pastrimit të parave.
Ndër të tjera, në deklaratën për media të Prokurorisë së Posaçme është folur dhe për pjesëmarrjen e Dumanit në Konferencën Ndërkombëtare për Zbatimin e Ligjit për Narkotikët, me ftesë të Agjencisë Amerikane Kundër Narkotikëve (DEA).












