Deputeti socialist Erion Braçe, ndërsa është duke lexuar librin e Lea Ypit për Shqipërinë, thotë se vendi ynë ka mbetur si 100 vjet më parë.
Braçe thotë se në zyrat e shtetit nuk punon asnjeri në gusht, ndërsa të gjithë presin se kush do të bëhet ministër, drejtor, apo shef.
“Nuk punon njeri në gusht jooo, të presësh nga zyrat e shtetit të të shërbejnë në gusht është sit ë presësh dëborë në verë”. 100 vite me pas, nje here ne dy vite eshte edhe me keq; Cdo zyrtar shteti pret kush do behet ministër, pastaj drejtor, pergjegjes, shef i madh-i vogel, shef; Pastaj rremuja e organizuar-e perjetshme e Tiranes, zhurma e saj; Pastaj te gjithe te gjithediturit qe bertasin ne trafik e jo vetem “nuk ka shtet”; Lexoj dhe pyes: Nuk ka ndryshuar hiç gjë prej pas osmanëve apo kjo është forma e kritikës edhe për dje, edhe për sot?”, shkruan Braçe.












