Fakulteti i Gjuhëve të Huaja pranë Universitetit të Tiranës, ka publikuar lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të Ilirjeta Metushit, e cila prej 3 vitesh ka shërbyer si psikologe në fakultet.
Stafi i fakultetit të Gjuhëve të Huaja i shpreh ngushëllimet familjarëve, të afërmve, kolegëve dhe miqve të Ilirjetës e cila do të mbahet mend përgjithmonë për ata që e kanë njohur si një vajzë e buzëqeshur dhe me zemër të madhe.
“Me dhimbje të madhe njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges sonë të dashur, Ilirjeta Metushi, e cila që prej vitit 2022 ka qenë pranë studentëve dhe stafit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja si psikologe. Ilirjeta do të mbahet mend për buzëqeshjen, mirëkuptimin dhe zemrën e saj të madhe që na frymëzoi të gjithëve. Ngushëllimet tona më të ndjera shkojnë për familjen dhe të afërmit. Në këto çaste të dhimbshme, jemi pranë tyre me mendje dhe zemër”, thuhet në njoftim.












