Tom Doshi dhe Sabina Jorgo kanë hequr dorë nga mandati i deputetit.
Teksa të gjithë deputetët e tjerë u betuan në seancë plenare, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo nuk ishin të pranishëm në sallë.
Doshi dhe Jorgo u zgjodhën deputetë në qarkun e Shkodrës nga lista e mbyllur ndërsa burime bëjnë me dije se Tom Doshi tani do të ‘aktivizojë’ listën e hapur të Shkodrës.
Sipas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, mandati pritet t’i kalojë dy më të votuarve, Besnik Brahimit 3614 vota dhe Shkurt Lasku 2678 vota.












