Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, e cila në zgjedhjet e majit nuk arriti që të mbante të sigurt mandatin e saj për në Kuvend, ka nisur një tjetër rrugëtim.
Nga karriget e Parlamentit, Çupi do të ulet në zyrën e drejtoreshës së Përgjithshme të “Focus Media News” (televizioni News24).
Lajmin për emërimin e Çupit e ka bërë me dije vetë institucioni mediatik. Ndryshe nga shumë prej kolegëve të saj demokratë, Dhurata Çupi nuk u rikthye në vjeshte në Kuvend.
Në zgjedhjet e 11 majit, nga Dibra erdhi në Tiranë ku dhe konkurroi në listat e hapura, por nuk ia doli që të mblidhte mjaftueshëm vota sa për t’u rizgjedhur.












