Florjan Haçkaj, emri i të cilit u lakua gjerësisht kohëve të fundit si kandidati i mundshëm që do të garonte për Bashkinë e Tiranës, ka sulmuar Fatos Nanon, që po lufton për jetën prej ditësh.
“Më dhemb shpirti kur shoh sot njerëz që shprehin keqardhje për Nano, madje edhe prej atyre që e quajnë veten opozitarë”, shkruan Haçkaj më tej, duke kritikuar ata që sot, sipas tij shprehin solidaritet për Fatos Nanon.
“Kam vetëm një keqardhje: që ai dhe të tjerë si ai nuk morën kurrë dënimin që merituan për të kaluarën komuniste dhe për zbutjen e tranzicionit që ruajti strukturat e vjetra nën petkun e demokracisë. Sot, bijtë e tyre vazhdojnë të na drejtojnë, ndërsa në tetor kujtohet sërish diktatori Hoxha si “figurë historike”. Një popull që harron historinë e tij, është i destinuar ta përjetojë përsëri atë”, shkruan Haçkaj reagimin e tij.












