Thursday, August 27, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Zbardhet vendimi/ Gjykata Kushtetuese: Ja përse i dhamë të drejtë Erion Veliajt…

by Rilindje
03/11/2025
in AKTUALITET
Zbardhet vendimi/ Gjykata Kushtetuese: Ja përse i dhamë të drejtë Erion Veliajt…

Gjykata Kushtetuese ka vendosur sot të pranojë kërkesën e Erion Veliajt, duke shfuqizuar vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij nga detyra, si dhe dekretin e Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme në kryeqytet.

Në vendimin e shpallur, Gjykata vlerësoi se Këshilli i Ministrave nuk kishte respektuar të drejtën e Veliajt për një proces të rregullt ligjor, pasi ai nuk ishte njoftuar dhe nuk i ishte dhënë mundësia të dëgjohej dhe të mbrohej gjatë procedurës së shkarkimit.

Sipas Gjykatës, “procesi i rregullt kërkon përmbushjen e garancive procedurale të individit”, të cilat janë detyrim i institucioneve publike dhe nuk mund të zhvendosen tek individi.

Gjykata konstatoi gjithashtu se vendimi i Këshillit të Ministrave, i bazuar në nenin 62 të ligjit për vetëqeverisjen vendore, nuk ishte i arsyetuar në mënyrë të plotë dhe nuk justifikonte shkarkimin për “shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe të ligjeve”, siç kërkon neni 115 i Kushtetutës.

Për këto arsye, me shumicë votash, Gjykata Kushtetuese, shfuqizoi vendimin nr. 539, datë 25.09.2025, të Këshillit të Ministrave, duke e cilësuar atë të papajtueshëm me Kushtetutën, shfuqizoi dekretin nr. 350, datë 01.10.2025, të Presidentit të Republikës, për pjesën që caktonte datën e zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë Tiranë dhe vazhdoi pezullimin e efektit të këtij dekreti deri në hyrjen në fuqi të vendimit të saj.

Në arsyetimin e saj, Gjykata theksoi se ajo ka kompetencë kushtetuese për të shqyrtuar vendimet për shkarkimin e kryetarëve të bashkive, si organe të zgjedhura drejtpërdrejt nga qytetarët, me qëllim garantimin e autonomisë vendore dhe të së drejtës për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është përfundimtar dhe detyrues, ndërsa versioni i arsyetuar i tij pritet të publikohet brenda afateve ligjore.

NGA KATEGORIA

“Kemi vendosur bombë”/ Policia “blindon” Spitalet, Prokurorinë, Gjykatat! Alarm në këto qytete…
AKTUALITET

27/08/2026
Qeveria Rama merr vendimin/ Ministria tregon se më 5 tetor do të nisë…

Del VIDEO/ Momentet kur Ergys Agasi mbërrin në Policinë e Tiranës, ja detajet që bien në sy….

26/08/2026
E FUNDIT/ Bllokohet qarkullimi drejt Jugut, çfarë po ndodh në aksin Kavajë-Rrogozhinë

“SHKUNDEN” DISA QYTETE NË VEND! Tërmeti “prek” disa zona në Shqipëri, ja magnituda

25/08/2026
E FUNDIT/ Vjen lajmi FANTASTIK për administratën publike! Qeveria sapo hap…

LAJMET E FUNDIT:

“Kemi vendosur bombë”/ Policia “blindon” Spitalet, Prokurorinë, Gjykatat! Alarm në këto qytete…
AKTUALITET

“Kemi vendosur bombë”/ Policia “blindon” Spitalet, Prokurorinë, Gjykatat! Alarm në këto qytete…

27/08/2026
Qeveria Rama merr vendimin/ Ministria tregon se më 5 tetor do të nisë…
AKTUALITET

Qeveria Rama merr vendimin/ Ministria tregon se më 5 tetor do të nisë…

27/08/2026
Del VIDEO/ Momentet kur Ergys Agasi mbërrin në Policinë e Tiranës, ja detajet që bien në sy….
AKTUALITET

Del VIDEO/ Momentet kur Ergys Agasi mbërrin në Policinë e Tiranës, ja detajet që bien në sy….

26/08/2026
Rama merr “sinjalin”/ Bashkimi Europian i thotë “PO” Shqipërisë, deri në shkurt…
BOTA

“Ku je o Skënderbe”/ Kush i pret rrugën Edi Ramës: Ti do ta…
EDI RAMA

“Ku je o Skënderbe”/ Kush i pret rrugën Edi Ramës: Ti do ta…

26/08/2026
E FUNDIT/ Bllokohet qarkullimi drejt Jugut, çfarë po ndodh në aksin Kavajë-Rrogozhinë
AKTUALITET

E FUNDIT/ Bllokohet qarkullimi drejt Jugut, çfarë po ndodh në aksin Kavajë-Rrogozhinë

26/08/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result