Saturday, October 31, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

“SHBA i heq nga dosja hetimore”/ Manjani shpërthen ndaj SPAK: Përdorimi i përgjimeve të…

by Rilindje
09/11/2025
in TË TJERA
“SHBA i heq nga dosja hetimore”/ Manjani shpërthen ndaj SPAK: Përdorimi i përgjimeve të…

Ish-ministri i LSI-së, Ylli Manjani ka shpërthyer kundër SPAK, sa i përket përdorimit të përgjimeve të aplikacionit të Koduar “Sky ECC”.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se SHBA nuk i njeh si provë përgjimet e ‘Sky ECC’, teksa sipas tij i heq nga dosja hetimore.

Po ashtu ai thekson në postimin e tij, se përdorimi i këtyre përgjimeve si provë e vetme nga SPAK, është e paligjshme dhe kriminale.

Po ashtu ai shkruan se në përëndim situata ka ndryshuar pas vendimit të GJED, por SPAK nuk ka reflektuar dhe vijon presionin për gjykatat.

Postimi i plotë nga Ylli Manjani:

“Gjithnjë në kuadër të ftesës publike, përveç asaj gjyqësorë, që zoti Altin Dumani na ka bërë, po sjellim në vemendje këtë lajm nga Amerika. Drejtësia Amerikane NUK I PËRDOR DOT SI PROVA të dhënat e SKY ECC.

Janë të dhëna që nuk dihet si janë marrë dhe të pa çertifikuara si të vërteta. Totalisht të papërdorshme. Të pamjaftueshme po e po. Prokurorët Amerikanë i kanë hequr nga dosja hetimore ndaj një trafikanti nga Mali i Zi, i cili akuzohet për 17 tonë drogë.

Është nga Amerika, për të cilën japin edhe jetën prokurorët e SPAK. Edhe ne modestët këtu, kaq kemi kërkuar e kërkojmë tash 2 vjet e kusur. Hiqini nga dosjet ato të dhëna sepse nuk janë prova. Mbajini në zyrat tuaja, ruajini mirë madje e jo t’ja jepni mediave. Por në sallën e gjyqit nuk vini dot me to.

Sepse:

1. Përgjimet masive nuk janë prova gjyqsore,

2. Përgjimet e një shteti tjetër, pa njoftuar më parë shtetin përkatës, nuk vlejnë ligjërisht për shtetin pritës,

3. Ato të dhëna nuk shoqërohen me çertifikatë legale dekriptimi,

4. Janë të dhëna vërtetësia e të cilave është e dyshimtë sepse janë përpunuar nga kushdo që ka futur duart aty,

5. Janë transmetuar me CD pas përpunimit nga shërbimet policore dhe EUROPOL e EUROJUST, të cilar nuk njihen si instrumenta komunikimi ndërgjyqsor,

6. Nuk provojnë përtej dyshimit të arsyeshëm se ato të dhëna i përkasin përdoruesve të vendosur arbitrarisht nën arrest e më tej në akuzë.

7. Ashtu të palidhura me prova të tjera janë të pamjaftueshme për të ndërtuar akuzë sipas proçesit të rregullt ligjor.

E gjithë drejtësia perëndimore, tashmë edhe Amerika, gjykon dhe vendos në këto terma për SKY ECC dhe jo me indimidim të gjykatësve që të vendosin si do SPAK-u!

E kuptoj se pa SKY ECC, SPAK nuk do kishte lajme për të shitur, por sot e gjith ditën përdorimi i tyre, aq më tepër si provë e vetme është I PALIGJISHËM, madje kriminal.

Të mos na dëgjojnë ne, ska problem! Por të shohin kolegët e tyre në perëndim. Ja kaq. E kanë tashmë edhe nha Amerika që e duan fort këtë gjë!

Gjithnjë në kuadër të ftesës publike që na është bërë për të sjellë raste nga perëndimi.

Madje në atë fillim, prokurorët thoshin në gjyq, “sot për sot kështu është situata ligjore në perëndim, kur të ndryshojë këtu jemi flasim prap..”

E pra situata në perëndim ndryshoi që vjet në Shkurt, me vendimin e GJED. Por SPAK nuk ka ndryshuar asgjë. Vetëm ka shtuar presionin gjykatave.

Kjo sjellje vetëm proçes i rregullt ligjor e kushtetues nuk quhet. Proçes për drejtësinë popullore komunistë po… por edhe aty gënjehet pa fund…“, shkruan Manjani.

NGA KATEGORIA

Shfaqet sërish Saimir Tahiri/ LAJM I FUNDIT: Gjykata e Lartë merr këtë vendim…
TË TJERA

Shfaqet sërish Saimir Tahiri/ LAJM I FUNDIT: Gjykata e Lartë merr këtë vendim…

29/10/2026
Drejtoresha e burgjeve REAGON për transferimin e Veliajt: Erdhi letër “sekrete”, KUSH e dha urdhrin…
TË TJERA

Drejtoresha e burgjeve REAGON për transferimin e Veliajt: Erdhi letër “sekrete”, KUSH e dha urdhrin…

29/10/2026
Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj…
TË TJERA

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj…

28/10/2026
“Plas” sherri në studio/ Alban Dudushi përplaset ashpër me Agron Shehajn: Familjen mos ma…
TË TJERA

“Plas” sherri në studio/ Alban Dudushi përplaset ashpër me Agron Shehajn: Familjen mos ma…

28/10/2026
Grida Duma ra pa ndjenja në Top Channel, zbardhen DETAJE të reja…
TË TJERA

Grida Duma ra pa ndjenja në Top Channel, zbardhen DETAJE të reja…

27/10/2026
Grida Duma bie pa ndjenja në “Top-Story”, ndërpritet transmetimi LIVE/ Çfarë ndodhi…
TË TJERA

Grida Duma bie pa ndjenja në “Top-Story”, ndërpritet transmetimi LIVE/ Çfarë ndodhi…

27/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

Rama tregon NDRYSHIMIN në Shqipëri: Fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00
EDI RAMA

Rama tregon NDRYSHIMIN në Shqipëri: Fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00

30/10/2026
“Bonus çdo muaj”/ Qeveria Rama bën gati “ligjin e ri”, kush përfiton para…
EDI RAMA

“Bonus çdo muaj”/ Qeveria Rama bën gati “ligjin e ri”, kush përfiton para…

30/10/2026
LAJM I FUNDIT/ E TRISHTË! Ndahet nga jeta ish-deputeti i PS…
POLITIKË

Sëmundja e rëndë i mori jetën, KUSH ishte Bashkim Zeneli, një ndër themeluesit e PS…

30/10/2026
“Mos njihni zgjedhjet”/ Merr fund dilema! Kolegji Zgjedhor jep vendimin “FINAL” për 11 Majin
POLITIKË

LAJM I FUNDIT/ Vendoset DATA e zgjedhjeve në Shqipëri, Presidenti Begaj firmos…

30/10/2026
Kërkuan dorëheqjen e tij se çoi Veliajn në burgun e Fierit, Toni Gogu u kthen përgjigje Çuçit dhe Xhafajt
POLITIKË

Kërkuan dorëheqjen e tij se çoi Veliajn në burgun e Fierit, Toni Gogu u kthen përgjigje Çuçit dhe Xhafajt

30/10/2026
Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së, kush është…
POLITIKË

LAJM I FUNDIT/ E TRISHTË! Ndahet nga jeta ish-deputeti i PS…

30/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!