Thursday, September 24, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Rama që në mëngjes jep LAJMIN FANTASTIK për Shqipërinë: Sot një ditë historike…

by Rilindje
17/11/2025
in EDI RAMA
Rama që në mëngjes jep LAJMIN FANTASTIK për Shqipërinë: Sot një ditë historike…

Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm historik në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin e Europian.

Pasi ditën e sotme, (17 nëntor) do të çelet grupkapitulli i fundit i negociatave, në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri- BE, që do të mbahet në Bruksel, i cili shënon hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave në një kohë rekord prej 12 muajsh.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video me momente nga mbrëmja e hapjes së godinës së Misionit të Shqipërisë pranë Bashkimit Europian. Ku janë mikpritësit europianë përfshirë Marta Kos, e cila përgëzoi kryeministrin për punën, si edhe delegacioni që shoqëronte Ramën.

》Marta Kos: “E ndjej veten… ndjesë, si ambasadoren e katërt të Shqipërisë këtu në Bruksel. Po ju po jepni rezultate. Arsyeja e dytë është se ju nuk po flisni vetëm, ju po realizoni. Ne shohim veprat. Nuk jua shpreh dot sa e lumtur jam kur kam mundësi të shpjegoj me fakte që ju keni bërë një përparim vërtet gjigant  dhe është e gjitha falë punës suaj. Më pëlqen gjithnjë ta theksoj, nuk ka asnjë proces anëtarësimi pa një udhëheqje të përkushtuar, që nuk i kthehet së shkuarës duke kërkuar të gjejë justifikime se pse diçka është e pamundur, por ju keni një udhëheqje ose keni një udhëheqës, i cili sheh nga e ardhmja që të shquajë apo të kërkojë arsyet e përgjigjet se pse diçka është e mundur. Ky është  – dhe do thoja mos më citoni – ky është një nga dallimet më të mëdha midis Shqipërisë dhe disa shteteve të tjera nga Ballkani Perëndimor. Sigurisht, i dashur Kryeministër, i dashur Edi, e kam fjalën për ju dhe do ta mbyll duke thënë: “Kjo është shtëpia juaj e re”. Detyra ime është t’ju sjell ju, Shqipërinë, në shtëpi, në Europë”.

》Edi Rama: “Dikur, kur vinim, binte shi e bënte ftohtë jashtë dhe binte shi e bënte ftohtë brenda. Tashmë është ndryshe. Çfarëdo të ketë jashtë, brenda bën ngrohtë dhe është plot energji pozitive, fytyra pozitive dhe buzëqeshje të këndshme. Nuk jemi mësuar me këtë, Marta, ndaj është e jashtëzakonshme më në fund ta përjetosh këtë gjë, që është e vazhdueshme gjatë gjithë vitit dhe po bëhet e përhershme. Dua t’ju falënderoj të gjithëve sinqerisht që jeni këtu dhe të falënderoj sinqerisht e me gjithë zemër për punën secilin prej jush”

“MIRËMËNGJES dhe me mbrëmjen ceremoniale të çeljes së dyerve të godinës së Misionit të Shqipërisë pranë Bashkimit Europian, në vigjilje të hapjes së grupkapitullit të fundit të negociatave të anëtarësimit sot në mëngjes, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë“, shkruan Rama, teksa publikon videon me poshtë:

https://rilindje.info/wp-content/uploads/2025/11/SnapInsta.to_AQPSpSa3AT3MZRaArwSjM_esGbp8MOLp0GfutcsQwW1y5b1DHzpTOTPFKDv9qAqrNTDOhG3zWStfz0DMU-63B8t5f5KKxx92RnXGnnw.mp4
Tags: edi ramaeuropashqiperia ne be

NGA KATEGORIA

SPAK masë arresti për Vlora Hysenin/ Rama nga Amerika lëshon urdhrin urgjent: Bëni këtë gjë…
EDI RAMA

SPAK masë arresti për Vlora Hysenin/ Rama nga Amerika lëshon urdhrin urgjent: Bëni këtë gjë…

22/09/2026
Përplasja për pagat e gjyqtarëve/ Rama kryen LËVIZJEN urgjente, fton…
EDI RAMA

Përplasja për pagat e gjyqtarëve/ Rama kryen LËVIZJEN urgjente, fton…

21/09/2026
Çfarë u tha nga Rama në takimin me diasporën në SHBA: Nuk jemi…
EDI RAMA

Çfarë u tha nga Rama në takimin me diasporën në SHBA: Nuk jemi…

21/09/2026
LAJM I FUNDIT/ Edi Rama sapo mbërrin në SHBA, njofton takimin me…
EDI RAMA

LAJM I FUNDIT/ Edi Rama sapo mbërrin në SHBA, njofton takimin me…

20/09/2026
Kryeministri Rama jep lajmin: Në 2025 do të kemi “projektin e ri” për të ndryshuar…
EDI RAMA

“Preket çdo qytet i Shqipërisë!”/ Rama tregon LAJMIN E MIRË: Sjell këtë ndryshim DRASTIK…

20/09/2026
Kush është arsyja? Rama largohet nga Shqipëria, fluturon drejt shtetit të largët…
EDI RAMA

Kush është arsyja? Rama largohet nga Shqipëria, fluturon drejt shtetit të largët…

19/09/2026

LAJMET E FUNDIT:

PD mbledh kryesinë në mbrëmje, Berisha merr VENDIMI për qëndrimin ndaj Ramës…
POLITIKË

PD mbledh kryesinë në mbrëmje, Berisha merr VENDIMI për qëndrimin ndaj Ramës…

23/09/2026
“E ke dëgjuar atë këngën Zegjine, Zegjine…”/ Aktivistja i “zë pritë”, deputetes së PS i ndodh e papritura…
POLITIKË

“E ke dëgjuar atë këngën Zegjine, Zegjine…”/ Aktivistja i “zë pritë”, deputetes së PS i ndodh e papritura…

23/09/2026
Përshkallëzohet bojkoti i avokatëve në GJKKO/ Merret ky vendim ekstrem…
AKTUALITET

Përshkallëzohet bojkoti i avokatëve në GJKKO/ Merret ky vendim ekstrem…

23/09/2026
Zbulohet pasardhësi i Vlora Hysenit, ja EMRI kush merr drejtimin e SHISH-it…
AKTUALITET

Zbulohet pasardhësi i Vlora Hysenit, ja EMRI kush merr drejtimin e SHISH-it…

23/09/2026
Ndryshime në Polici/ LAJM I FUNDIT: Kush janë SHEFAT e rinj në këto qytete…
AKTUALITET

Ndryshime në Polici/ LAJM I FUNDIT: Kush janë SHEFAT e rinj në këto qytete…

23/09/2026
Kapriçot e motit/ Shumë shpejt! Filloi dëbora e parë në trevat shqiptare (VIDEO)
AKTUALITET

Kapriçot e motit/ Shumë shpejt! Filloi dëbora e parë në trevat shqiptare (VIDEO)

23/09/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!