Thursday, November 19, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Si do të mbyllet muaji nëntor? Meteorologia jep detaje: Ja kur do të largohen rrebeshet

by Rilindje
24/11/2025
in AKTUALITET
Si do të mbyllet muaji nëntor? Meteorologia jep detaje: Ja kur do të largohen rrebeshet

Pas disa ditësh me rreshje intensive shiu që shkaktuan përmbytje të mëdha në vendin tonë, këtë të hënë meteorologia Lajda Porja bëri parashikimin e motit për këtë javë.

Sipas saj, pas ditëve me shi, dita e sotme me diell do të jetë kryesisht e përkohshme, duke ndihmuar zonat e përmbytura dhe duke ulur nivelin e lumenjve, megjithëse situata është kalimtare, sepse gjatë natës së sotme do të nisin sërish reshjet.

“Reshjet do të nisin mbrëmjen e sotme dhe do të vijojnë edhe gjatë ditës së martë, ku në fillim të paradites do të jenë me intensitet të ulët, me rrebeshe të izoluara. Ndërsa pjesa e dytë e ditës së martë dhe e mërkura do të sjellë reshje me intensitet mesatar, lokalisht intensive”, u shpreh ajo.

Meteorologia theksoi se reshjet do të vijojnë të martën, të mërkurën dhe të enjten, duke sjellë më shumë problematika në jug dhe juglindje të vendit, kryesisht në qytete si Vlora, Saranda, Gjirokastra dhe gjithë qarku i Korçës.

“Për sa i përket pjesës tjetër të territorit, Shkodra dhe Lezha do të kenë reshje gjatë këtyre ditëve. Zonat më qendrore do të kenë më pak reshje dhe nuk do të paraqesin probleme, përveç ndonjë lagjeje të caktuar në qytetin e Durrësit. Rrezikohet sërish jugu dhe juglindja për këto ditë. Dita e premte dhe fundjava, meqënëse do të jenë të paqëndrueshme, do të sjellin reshje me një rënie të intensitetit të tyre”, tha Porja.

Ndërkohë, parashikohet që reshjet e borës të jenë prezente gjatë së hënës dhe së martës në zonat e thella malore, por të enjten do të zbresin edhe në zona urbane në veri-lindje dhe jug-lindje të vendit.

“Temperaturat kanë pësuar rënie të dukshme, por të hënë, të martën dhe të mërkurën do të ketë një rritje të lehtë në mëngjes, gjë që do të shkaktojë më shumë reshje shiu dhe më pak dëborë. Nëntori do të mbyllet me mot të paqëndrueshëm, të paktën deri më 29″, theksoi meteorologia.

NGA KATEGORIA

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së, kush është…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta trajneri i njohur shqiptar…

18/11/2026
Qeveria hap thesin për Policinë e Shtetit! Rritje pagash, sa është shuma që do të përfitojnë efektivët…
AKTUALITET

Qeveria hap thesin për Policinë e Shtetit! Rritje pagash, sa është shuma që do të përfitojnë efektivët…

18/11/2026
Lajm i MIRË për shoferët, ulen çmimet e naftës dhe benzinës në vend
AKTUALITET

Lajm i MIRË për shoferët, ulen çmimet e naftës dhe benzinës në vend

18/11/2026
Aksident i frikshëm në aksin kombëtar, dy “Benza” bëhen copë/ 6 persona…
AKTUALITET

Aksident i frikshëm në aksin kombëtar, dy “Benza” bëhen copë/ 6 persona…

18/11/2026
A do të ketë shpërblim për pensionistët në fundvit? Ministrja tregon çfarë pritet…
AKTUALITET

Deputetja e PS optimiste jep LAJMIN E MIRË: Për pensionistët kemi dashur të bëjmë më shumë

18/11/2026
Alarmi për “Ethet e Nilit”, reagon Ministria e Shëndetësisë: Ja masat që duhet të merrni…
AKTUALITET

ALARM në Shqipëri! Konfirmohet rasti i parë i malaries, dyshohet edhe për…

18/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së, kush është…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta trajneri i njohur shqiptar…

18/11/2026
Qeveria hap thesin për Policinë e Shtetit! Rritje pagash, sa është shuma që do të përfitojnë efektivët…
AKTUALITET

Qeveria hap thesin për Policinë e Shtetit! Rritje pagash, sa është shuma që do të përfitojnë efektivët…

18/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Ndryshime në kabinetin qeveritar, ja EMRI kush shkarkohet…
POLITIKË

Rama tregon vendimin e qeverisë: Nga 1 janari do të hiqet…

18/11/2026
Rama reagon pas natës kritike, Kryeministri jep LAJMIN E MIRË për këto 2 qytete të vendit…
EDI RAMA

Kryeministri Rama siguron familjet Shqiptare: Kjo gjë nuk ndodh, deri në vitin 2029…

18/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Kush është deputeti i PS që tërhiqet nga gara e “11 Majit”….
POLITIKË

Gjykata e Posaçme e dënon me 3 vite burg ish-kryebashkiakun, kush është socialisti…

18/11/2026
Lajm i MIRË për shoferët, ulen çmimet e naftës dhe benzinës në vend
AKTUALITET

Lajm i MIRË për shoferët, ulen çmimet e naftës dhe benzinës në vend

18/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!