Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla ka reaguar me ironi pas foltores që mbajti këtë të hënë PD para Kryeministrisë, ku sipas tij u pa me pjesëmarrje e ulët.
Balla publikoi një foto me batutën se në protestë nuk erdhën dot disa nga krushqit, pasi u lodhën në dasmën e javës së kaluar, duke iu referuar protestën që zhvilloi PD një javë më parë.
“Sot nuk erdhën dot ca nga krushqit, ndoshta u lodhën në dasmën e javës së kaluar”, shkruan Balla teksa publikon fotografine me poshte:













