Sali Berisha është i pashqetësuar nga takimet që kanë realizuar disa nga figurat e PD, ndersa ne media “ziejnë” lajmet për një lëvizje anti-Berisha brenda PD-së.
Berisha theksoi se takimet e zhvilluara në ambiente kafeje normalisht nuk meritojnë vëmendje apo komente të veçanta
“Normalisht takimet në kafe nuk meritojnë komente, por PD është partia më e hapur dhe demokratike e këtij vendi për çdo lloj mendimi, ideje dhe kaq mund të them. Procesi i analizës së brendshme ka nisur, janë bërë gjithë udhëzimet. Kjo nuk përbën asnjë lajm dhe risi, thjesht mediat e përdorin këtë për të mbuluar superskandalet e Ramës dhe Lubisë. Diversitet mendimi në këtë parti ka pasur ka dhe do ketë sa kohë kjo të mbetet Parti Demokratike”, tha Berisha.
Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti u takuan me disa nga me të votuarit në qarqe duke folur se si mund të ndryshojë PD-ja për tu rikthyer në pushtet.












