Saturday, October 17, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Ish-ministri Lleshaj detaje të pazakonta: Ka shërbime të huaja, ja kush duhet të japë dorëheqjen…

by Rilindje
17/10/2026
in POLITIKË
Ish-ministri Lleshaj detaje të pazakonta: Ka shërbime të huaja, ja kush duhet të japë dorëheqjen…

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u ka bërë thirrje studentëve që të tregojnë kujdes ndaj personave të infiltruar në protestë, pasi sipas tij, janë përfshirë edhe shërbime të huaja.

“Në qoftë se në vendin tonë një protestë rinore infiltrohet nga shërbime të huaja armiqësore, të cilat e besoj fort unë që infiltrojnë, sepse atë detyrë kanë shërbimet e huaja. Paguhen për këtë punë që t’i infiltrojnë shërbimet armiqësore të një vendi. Paguhen që ta destabilizojnë, ta shkatërrojnë, ta minojnë, ta vonojnë n atë vend në progresin e tij”, theksoi ai.

Por përballë kësaj situate Lleshaj, thekson se përgjegjësia për parandalimin e tyre u takon institucioneve shtetërore.

“Dhe në qoftë se ato e kanë këtë detyrë, kemi dhe ne një detyrë për të mbrojtur prej tyre. Në qoftë se një shërbim i infiltruar në Shqipëri, pyetja është ku është shërbimi jonë? A kemi edhe ne një shërbim që na mbron prej tyre? E vetmja gjë që qeveria në këto në kushte s’duhet të bëjë, s’duhet të flasë. Pra s’duhet të bëjë analizë, duhet të bëjë veprime, duhet të marrë vendime”, theksoi ai.

I pyetur nëse priste një vendimmarrje politike në aspektin e “dorëheqjes” të ministrit të Brendshëm Ervin Demo, Lleshaj tha se dorëheqja është një akt përgjegjësie, teksa kujtoi dorëheqjen e tij.

“Unë di një gjë. Në qoftë se studentët çedojnë, përgjegjësia është e pedagogëve të tyre, e profesorëve të tyre. Në qoftë se policët çedojnë, përgjegjësi është e ministrit të tyre. Në qoftë se shoqëria çedon, përgjegjësia është e establishmentit edhe udhëheqjes së saj. Në këtë kuptim nuk ka askush alibi në këtë situatë. Nuk i jep mend askujt të bëjë çfarë të bëjë. Unë i kam dhënë mend vetes time dikur kur për një incident, për një incident të ndodhur natën, jo në kushte të një veprimi të organizuar të policisë, por në kushte të një veprimi individual të një patrulle policie, e kam dhënë dorëheqjen ndërkohë që e konsideroj veprimin më të mirë në karrierën time, i cili më ka çliruar, më ka dhënë një sens tjetër të detyrës. Kështu që dorëheqja është gjëja më e vogël. Dorëheqja duhet dhënë dhe kot”, theksoi Lleshaj.

NGA KATEGORIA

Çfarë po paralajmëron?! Veterani socialist kritikon deputetët e PS: ’97-ta do ju duket ëndërr…
POLITIKË

Çfarë po paralajmëron?! Veterani socialist kritikon deputetët e PS: ’97-ta do ju duket ëndërr…

17/10/2026
Frikë nga protestat, Sali Berisha largohet nga Tirana? Ervin Salianji plas “bombën”: Drejtues të lartë të PD-së…
POLITIKË

Frikë nga protestat, Sali Berisha largohet nga Tirana? Ervin Salianji plas “bombën”: Drejtues të lartë të PD-së…

17/10/2026
E PAPRITUR/ Elisa Spiropali kërkon drejtimin e Qeverisë për 100 ditë, 140 deputetëve u dërgon…
POLITIKË

E PAPRITUR/ Elisa Spiropali kërkon drejtimin e Qeverisë për 100 ditë, 140 deputetëve u dërgon…

17/10/2026
Protestuesit e hodhën në Lanë/ Klevis Balliu tregon çfarë i ndodhi: Pati incident! E organizuan qorrat…
POLITIKË

Protestuesit e hodhën në Lanë/ Klevis Balliu tregon çfarë i ndodhi: Pati incident! E organizuan qorrat…

17/10/2026
LAJM I FUNDIT/ Protesta e “zjarrtë”, Drejtori i Policisë dalje URGJENTE, sapo merr këtë vendim…
POLITIKË

LAJM I FUNDIT/ Protesta e “zjarrtë”, Drejtori i Policisë dalje URGJENTE, sapo merr këtë vendim…

16/10/2026
Studentët i “vunë flakën”/ Ish-Drejtori i Policisë “godet” uniformat blu: E çakorduar në protestë…
POLITIKË

Studentët i “vunë flakën”/ Ish-Drejtori i Policisë “godet” uniformat blu: E çakorduar në protestë…

16/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

Çfarë po paralajmëron?! Veterani socialist kritikon deputetët e PS: ’97-ta do ju duket ëndërr…
POLITIKË

Çfarë po paralajmëron?! Veterani socialist kritikon deputetët e PS: ’97-ta do ju duket ëndërr…

17/10/2026
Ish-ministri Lleshaj detaje të pazakonta: Ka shërbime të huaja, ja kush duhet të japë dorëheqjen…
POLITIKË

Ish-ministri Lleshaj detaje të pazakonta: Ka shërbime të huaja, ja kush duhet të japë dorëheqjen…

17/10/2026
Tirana nën “luftë”/ LAJM I FUNDIT: Edi Rama të hënën niset drejt…
EDI RAMA

Tirana nën “luftë”/ LAJM I FUNDIT: Edi Rama të hënën niset drejt…

17/10/2026
LAJM I FUNDIT/ E pazakontë! RENEA del në terren, Policia nuk e përballon dot “luftën”…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ E pazakontë! RENEA del në terren, Policia nuk e përballon dot “luftën”…

17/10/2026
Frikë nga protestat, Sali Berisha largohet nga Tirana? Ervin Salianji plas “bombën”: Drejtues të lartë të PD-së…
POLITIKË

Frikë nga protestat, Sali Berisha largohet nga Tirana? Ervin Salianji plas “bombën”: Drejtues të lartë të PD-së…

17/10/2026
Përsëritet incidenti i “21 Janarit”? E paprecedent! Protestuesit fusin një automjet dhe…
AKTUALITET

Përsëritet incidenti i “21 Janarit”? E paprecedent! Protestuesit fusin një automjet dhe…

17/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!