Profesoresha Kismete Sykaj, kampione në shah dhe në Taekwondo, i ka ka habitur të gjithë me deklaratat e saj.
Ajo tha se pushtuesit osmanë (turq e mëvonshëm), ishin pushtuesit më të butë që ka pasur Shqipëria, në krahasim me pushtuesit e tjerë.
“Unë besoj se turqit janë pushtuesit më të butë që ka pasur Shqipëria, sa i përket pushtuesve të tjerë”, tha ajo.
Po ashtu, Kismete Sykaj ka bërë një deklaratë të fortë, teksa tha se Gjergj Kastriot Skënderbeu, ishte hero i përcaktuar nga vetë populli.
“Skënderbeu është një figurë shqiptare, e përcaktuar nga populli si hero sepse nuk kishim heronj. Ky është perceptimi im i marrë edhe në vitet e studimit, edhe nga vetë shkolla. Ky është perceptimi im nga të gjitha zyshat e historisë, nuk e kam vetë nga vetja”, deklaroi Kismete Sykaj në Vizion Plus.












