Sunday, July 5, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Imuniteti i Ballukut, eksperti tregon si do të veprohet: Kuvendi ka 3 muaj kohë, por mandati…

by Rilindje
16/12/2025
in POLITIKË
Imuniteti i Ballukut, eksperti tregon si do të veprohet: Kuvendi ka 3 muaj kohë, por mandati…

SPAK i kërkon Kuvendit ti heqi imunitetit zv/kryeministres Belinda Balluku, dhe kanë lindur shumë pyetje lidhur mbi procedurat ligjore që do të duhet të ndiqen.

Çfarë ndodh pas kësaj kërkese, si pritet të veprojë Kuvendi, cilat janë afatet ligjore, sa ndikon kjo në detyrën e zv/kryeministres, të gjitha këto i sqaron ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume.

Siç sqaron Kume, pas kërkesës së SPAK-ut do të nisë një procedurë e cila nuk do të mundet të zgjasë më shumë se 3 muaj në total. Nëse Kuvendi nuk vepron brenda kësaj kohe, kërkesa shfuqizohet.

Pyetje: Cilat janë hapat e mëtejshme që duhet të ndiqen, si dhe afatet që Kuvendi ka për shqyrtimin e kërkesës së SPAK-ut?

“Pasi prokurori paraqet kërkesën në Kuvend, kërkesë të cilën e administron kryetari i Kuvendit, kryetari ia dërgon këtë kërkesë menjëherë Këshillit të Mandateve dhe të Rregullores. Këshilli i Mandateve njofton deputetin përkatës për këtë kërkesë që është bërë nga prokurori, shqyrton kërkesën në prani të deputetit ose të përfaqësuesit që autorizon deputeti dhe harton një raport brenda një periudhe prej dy javësh. Këshilli mund të thërrasë edhe prokurorin, nuk është i detyruar nga rregullorja e Kuvendit që ta bëjë, por mund ta thërrasë, dhe thirrja bëhet vetëm për qëllime sqaruese proceduriale, jo për lëndën ose provat. Pastaj, Këshilli i Mandateve, pasi merr vendimin për raportin që harton, ia dërgon seancës, e cila e shqyrton dhe vendos ‘po’ ose ‘jo’. Gjithë kjo duhet të bëhet brenda 3 muajve nga data kur prokurori ka bërë kërkesën në Kuvend. Në qoftë se Kuvendi nuk vepron brenda 3 muajve, pasi kalon afati 3-mujor, kërkesa shfuqizohet dhe nuk ka më fuqi. Pra quhet e barabartë me atë që Kuvendi nuk e ka pranuar. Kjo është ajo çka bëhet në Kuvend për kërkesën”, tha Kume.

Pyetje: A ndikon ky proces në legjitimitetin e ushtrimit të funksioneve ekzekutive të një zëvendëskryeministreje?

“Mandatin e deputetit ajo do ta humbiste veç në rast se do të merrej për të një vendim penal i formës së prerë, sepse në këtë rast fillon të veprojë ligji për dekriminalizimin, që i ndërpret mandatin. Pra, detyrën që ka si anëtare e Këshillit të Ministrave, në rast arresti me burg apo arresti shtëpie, ajo nuk e ushtron dot, por kjo nuk i hiqet automatikisht. Nuk ia heq as prokurori, as gjykata, por duhet kryeministri të veprojë. Dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka efekt për këtë fare, nuk e ndalon prokurorin“, tha ai.

NGA KATEGORIA

Balla ZBULON kush e çoi arkivolin te Kryeministria…
POLITIKË

Balla ZBULON kush e çoi arkivolin te Kryeministria…

05/07/2026
“Me plumb ballit”/ Erion Braçe publikon mesazhin ku e kërcënojnë për “vrasje”…
POLITIKË

“Me plumb ballit”/ Erion Braçe publikon mesazhin ku e kërcënojnë për “vrasje”…

04/07/2026
Kushtetuesja i jep të drejtë Erion Veliajt! KUSH janë 5 gjyqtarët që kundërshtojnë burgosjen e tij
POLITIKË

Kushtetuesja i jep të drejtë Erion Veliajt! KUSH janë 5 gjyqtarët që kundërshtojnë burgosjen e tij

03/07/2026
ULTIMATUMI FINAL! Protestuesit i japin afat Ramës: “Nëse nuk jep dorëheqjen, të pret kjo gjë…
POLITIKË

“Përfaqësuesit e protestës takim me Ramën”/ Deputetja e PS jep lajmin: Jemi drejt dialogut…

03/07/2026
Fëmijët qëllojnë pankartën me portretin e Edi Ramës, zv.kryeministrja reagon e shqetësuar: Mos…
POLITIKË

Fëmijët qëllojnë pankartën me portretin e Edi Ramës, zv.kryeministrja reagon e shqetësuar: Mos…

02/07/2026
Del VIDEO/ Momenti epik! Protestuesit përzënë Adriatik Lapajn…
POLITIKË

Del VIDEO/ Momenti epik! Protestuesit përzënë Adriatik Lapajn…

02/07/2026

LAJMET E FUNDIT:

Me syze të reja, Edi Rama që në mëngjes flet për pensionistët…
EDI RAMA

Me syze të reja, Edi Rama që në mëngjes flet për pensionistët…

05/07/2026
“Lironi çunat!”/ Tensione te komisariati nr.3, protestuesit thyejnë xhamat…
AKTUALITET

“Lironi çunat!”/ Tensione te komisariati nr.3, protestuesit thyejnë xhamat…

05/07/2026
Aktori i njohur i Portokallisë u përgjigjet kritikëve: Protesta po shfrytëzohet nga…
AKTUALITET

Aktori i njohur i Portokallisë u përgjigjet kritikëve: Protesta po shfrytëzohet nga…

05/07/2026
Pas 4 orësh përfundon mbledha/ Porosia URGJENTE e Ramës për deputetë dhe ministrat…
EDI RAMA

Rama reagon pas lajmeve në “çmendura” në rrjetet sociale: Ja e vërteta! Asnjë…

05/07/2026
Protestuesit shembën derën e komisariatit/ Zv.kryeministrja tregon kush qëndron pas…
AKTUALITET

Protestuesit shembën derën e komisariatit/ Zv.kryeministrja tregon kush qëndron pas…

05/07/2026
Balla ZBULON kush e çoi arkivolin te Kryeministria…
POLITIKË

Balla ZBULON kush e çoi arkivolin te Kryeministria…

05/07/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!