Wednesday, October 14, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Rama në heshtje/ Çfarë di ministri që s’e thotë?! Reagimi i fortë i Ervin Demos për studentët: Ejani…

by Rilindje
14/10/2026
in POLITIKË
Rama në heshtje/ Çfarë di ministri që s’e thotë?! Reagimi i fortë i Ervin Demos për studentët: Ejani…

Ervin Demo, ministër i Brendshëm
Ervin Demo ka reaguar me tone të forta për protestën e dhunshme në Tiranë, duke pretenduar se pas akteve të shkatërrimit qëndrojnë qarqe politike që po përpiqen të shfrytëzojnë pakënaqësitë e studentëve.

Në deklaratën e tij, Ministri i Brendshëm përmend edhe ndikimin e personave të huaj përmes rrjeteve sociale, ndërsa paralajmëron se personat përgjegjës për djegiet dhe dëmtimin e pronës publike e private do të përballen me ligjin.

Ai i është drejtuar edhe studentëve, veçanërisht atyre të mjekësisë, duke u kërkuar të mos lejojnë që kërkesat e tyre të përdoren për qëllime politike. Ai ka theksuar se qeveria është e hapur për dialog, ndërsa ka falënderuar efektivët e Policisë së Shtetit për përballimin e situatës.

Referuar heshtjes së kryeministrit Edi Rama për protestën e dhunshme, ministri Ervin Demo në reagimin e tij bën një mbyllje misterioze duke theksuar se: “Dimë shumë më tepër se sa mund të ndajmë me ju sonte“.

● Reagim i ministrit të Punëve të Brendshme, Ervin Demo:

“Sot, e gjithë Shqipëria pa se në emër të studentëve, politika më e vjetër e këtij vendi, e cila jep shpirt po nuk heq dorë, foli me gjuhën e shkatërrimit, flakëve, bastisjeve të pronës publike dhe private. Jo vetëm ata që sot hodhën gurët me duart e të verbërve që kishin nxjerrë përpara, po edhe duart dashakëqia të të huajve, që përmes rrjeteve sociale janë futur në këtë vend qysh në qershor, u bënë bashkë.

U bënë bashkë për të sfiduar qetësinë dhe durimin tonë. U bënë bashkë me një skenar ogurzi, duke shfrytëzuar edhe dëshirën e natyrshme të studentëve për progres dhe padurimin e natyrshëm të më të rinjve për shpejtësinë e progresit. Si dikush që në politikë ka ardhur nga auditori i Universitetit dhe që nuk ka ndërmend të sillet si profesor sonte, dua t’u them studentëve që të përfshirë në këtë vorbull, në radhë të parë atyre të mjekësisë, të cilët vijnë nga radhet e nxënësve më të mirë: Unë, Kryeministri, qeveria jonë, Partia Socialiste, kemi qenë dhe jemi gjithnjë me ju dhe për ju! Edhe kur ju nuk jeni me ne, nuk votoni për ne apo mendoni ndryshe nga ne, ne jemi këtu për ju! Sepse ne nuk ju shohim kurrësesi në asnjë rast e për asnjë arsye si kundërshtarë, po vetëm si trashëgimtarë të një stafete kombëtare që nesër do të jetë e juaja.

Po çfarë Shqipërie doni të trashëgoni, atë që po ndërtojmë apo atë që e trashëguam të shkatërruar, nga duart e pikërisht atyre që me një grup maskash në ballë po bëjnë çmos të risjellin rrëmujë e pasiguri në Shqipëri?

Qeveria është gjithnjë e hapur për ju, Pakti për Universitetin ka lindur falë një proteste të paraardhësve tuaj në auditore dhe është një libër i hapur, për të shkruar kapituj të tjerë, me dialog jo me gurë. Nëse doni progres më të shpejtë, kjo është rruga dhe jo ajo e 48 orëve të fundit, të cilën e kanë projektuar mendje të mbrapshta që s’kanë asnjë lidhje me ju.

Zjarrvënësve dhe shkatërruesve të sotëm të pronës publike e private, u them tërhiquni sa nuk është tepër vonë, sepse mes entuziazmit të shkatërrimit në një turmë me maska dhe përgjegjësisë individuale para ligjit, kjo e dyta mund të vonojë po nuk do të harrojë.

Të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit u them sot faleminderit, për profesionalizmin dhe vetëpërmbajtjen, në kushte tejet të vështira provokimesh të pafundme, si edhe nën një trysni krejt të pandershme mediatike, ku qimja e policisë bëhet tra dhe trau i maskave të dhunshme bëhet e student!

Qytetarëve të Tiranës u them ju lutem durim, pavarësisht se flakët në dyert e ministrive që nuk janë parë në këtë qytet as në krizat e mëdha historike, mund të duken si dobësi e shtetit. Jo nuk janë, kush i ka porositur ato flakë i ka bërë llogaritë gabim, duke synuar të na tërheqë në një skenar ogurzi për Shqipërinë, që ne do ta çmontojmë me qetësi dhe durim.

Dimë shumë më tepër se sa mund të ndajmë me ju sonte, por rëndësi ka që ju ta dini se kjo orvatje e dhunshme s’ka asnjë shans ta kthejë Shqipërinë mbrapa, as në duart e liga të atyre që e kanë gatuar dhe as në kohën e zymtë të shëmtisë që na është rishfaqur si fantazëm e të kaluarës”, thotë ministri Demo.

NGA KATEGORIA

Edi Rama në heshtje/ Reagon për herë të parë PS për “protestën e zjarrtë”: Kush e…
POLITIKË

Edi Rama në heshtje/ Reagon për herë të parë PS për “protestën e zjarrtë”: Kush e…

14/10/2026
Studentët “djegin” Tiranën/ Zv.kryeministrja befason me paralajmërimin: E kemi…
POLITIKË

Studentët “djegin” Tiranën/ Zv.kryeministrja befason me paralajmërimin: E kemi…

14/10/2026
Tirana po digjet nga studentët, Pjerin Ndreu bën lëvizjen e befasishme në Bashki
POLITIKË

Tirana po digjet nga studentët, Pjerin Ndreu bën lëvizjen e befasishme në Bashki

14/10/2026
LAJMI I FUNDIT/ Protesta e studentëve po “shkund” Tiranën, Bajram Begaj bën gjestin e papritur…
AKTUALITET

LAJMI I FUNDIT/ Protesta e studentëve po “shkund” Tiranën, Bajram Begaj bën gjestin e papritur…

14/10/2026
“Një nga protestuesit ka vdekur para 10 minutash”/ Reagon me URGJENCË Ministria: Ja e vërteta…
POLITIKË

“Një nga protestuesit ka vdekur para 10 minutash”/ Reagon me URGJENCË Ministria: Ja e vërteta…

14/10/2026
“S’ka mësim”/ Nuk ndalet protesta studentore, të rinjtë “shtojnë forcat”, “paralizohet” Tirana…
POLITIKË

“S’ka mësim”/ Nuk ndalet protesta studentore, të rinjtë “shtojnë forcat”, “paralizohet” Tirana…

14/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

Edi Rama në heshtje/ Reagon për herë të parë PS për “protestën e zjarrtë”: Kush e…
POLITIKË

Edi Rama në heshtje/ Reagon për herë të parë PS për “protestën e zjarrtë”: Kush e…

14/10/2026
Rama në heshtje/ Çfarë di ministri që s’e thotë?! Reagimi i fortë i Ervin Demos për studentët: Ejani…
POLITIKË

Rama në heshtje/ Çfarë di ministri që s’e thotë?! Reagimi i fortë i Ervin Demos për studentët: Ejani…

14/10/2026
Studentët “djegin” Tiranën/ Zv.kryeministrja befason me paralajmërimin: E kemi…
POLITIKË

Studentët “djegin” Tiranën/ Zv.kryeministrja befason me paralajmërimin: E kemi…

14/10/2026
Tirana po digjet nga studentët, Pjerin Ndreu bën lëvizjen e befasishme në Bashki
POLITIKË

Tirana po digjet nga studentët, Pjerin Ndreu bën lëvizjen e befasishme në Bashki

14/10/2026
“Skenë lufte te Rruga e Durrësit”/ Tirana në kaos dhe gjithçka e shkatërruar, digjen makinat e…
AKTUALITET

“Skenë lufte te Rruga e Durrësit”/ Tirana në kaos dhe gjithçka e shkatërruar, digjen makinat e…

14/10/2026
Protesta merr të tjera përmasa! E pabesueshme! Studentët thyejnë derën dhe futen në…
AKTUALITET

Protesta merr të tjera përmasa! E pabesueshme! Studentët thyejnë derën dhe futen në…

14/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!