Edhe Korça është përfshirë nga protesta të dhunshme ku kanë marrë pjesë nxënës të shkollave të mesme dhe studentët e universitetit.
Policia nisi me arrestimet pas përplasjeve te dhunshme. Por në një moment teksa shefi i komisariatit po tentonte të arrestonte një të mitur, protestuesit kanë ndërhyrë duke e goditur me gure madje e kane shtyre shefin në grup.
Protestës së nxënësve dhe studentëve u janë bashkuar edhe qytetarët e tjerë.












