SPAK ka shtyrë sërish afatet hetimore për ish-zëvëndëskryeministrin Arben Ahmetaj.
Kjo shënon herën e gjashtë që SPAK komunikon shtyrjen e afateve hetimore. Dhe po ashtu herën e fundit që mund të shtyjë hetimet, dhe pas kësaj duhet të vendosë nëse do të kalojë ose jo për gjykim çështjen.
Veprimet komplekse që po kryen prokuroria e posaçme, kanë sjellë nevojën që hetimet të shtyhen deri më 22 mars 2026, e cila do të jetë “data vendimtare” e fatit të ish-zv/ministrit.
Mbrojtësi ligjor Henrik Ligori tha se interesi i tij dhe i klientit që mbron është që të kryhen hetime shteruese dhe që organi i akuzës të marrë të gjithë kohën e nevojshme.
Kujtojmë se Ahmetaj po hetohet në lidhje me dosjen e inceneratorëve, për veprat penale korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie./ NewsBomb.al












