Këtë fundjavë vendi ynë parashikohet me mot të paqëndrueshëm me vranësira mesatare deri ne reshje debore si dhe alternime kthjellimesh.
Sinoptikania Lajda Porja bëri me dije se javën e ardhshme vendi do të përfshihet nga një mot i ngrohtë.
“Do të jetë një mot që do të na duket më shumë si pranverë, sepse sidomos intervali nga ora 10:00 deri në 14:00 temperaturat do të ngjiten në 19 apo 20 gradë dhe kjo është një temperaturë shumë e lartë për stinën e dimrit”, u shpreh sinoptikania Lajda Porja.












