Kryeministri Edi Rama reagon pas akuzave në Shqipëri, menjëherë pas arrestimit në Amerikë të mikut të tij, ish-drejtorit të FBI Charles McGonigal. Në reagimin e tij në Twitter, Edi Rama distancohet nga akuzat dhe thotë se nuk ka asnjë lidhje.
“Akuzohet në Amerikë një zyrtar i FBI për gjëra që s’kanë as edhe një lidhje me mua (se po të kishin do t’i kishte nxjerrë hetimi i atyre që nuk manipulojnë prova e as kursejnë fajtorë) dhe në Shqipëri fillon gjyqi ndaj meje në Big Brotherin e politikës, kanaleve e portaleve!
Jam mësuar, po së fundmi kam vendosur të mos merrem më me nxjerrjen e çdo guri që hidhet përditë në lumë nga protagonistët e sojsojshëm të këtij Big Brotheri pambarim! Më pak fjalë dhe akoma më shumë punë e kontakte me njerëzit që kanë punë për të bërë apo punë për të zgjidhur”, shkruan Rama.












