Wednesday, March 11, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Rama sherr me Fevziun: Nga Venezuela të kthyen kur t’i kishe hyrë në…

by Rilindje
09/01/2026
in EDI RAMA
Rama sherr me Fevziun: Nga Venezuela të kthyen kur t’i kishe hyrë në…

Gazetari Blendi Fevziu deklaroi mbrëmjen e së enjtes se ka fakte që të paktën 7 ministra të kabinetit Rama, përgjatë fundjavave janë në udhëtime private, ndërkohë që nëpër rrjetet sociale transmetojnë “kaseta” me regjistrim sikur janë në inspektime.

Lidhur me këtë akuzë të Blendi Fevziut nuk ka vonuar edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama i cili ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike këto pretendime të gazetarit opozitar.

Rama nënvizoi se në regjistrin zyrtar të udhëtimeve të ministrave të tij nuk mbështetet asnjë prej akuzave, pasi çdo lëvizje jashtë vendit bëhet me miratim dhe leje.

“Blendi Fevziu i paskej rënë fort fare mbrëmë këmbanës së alarmit, duke deklaruar live në sallonin e tij se ka me fakte që “të paktën 7 ministra janë në udhëtime private jashtë shtetit të shtunave e të dielave, dhe lënë kasetat me inspektime nëpër tv sikur janë në punë”… “Këtë jua garantoj”, ka thënë Fevziu, duke shtuar se “kjo është praktikë e paprecedentë, jashtë çdo standardi demokratik dhe nuk përdoret në asnjë vend tjetër të botës”. Jo vetëm garancia e dhënë nga Fevziu nuk gjen mbështetje në asnjë fakt të regjistrit të udhëtimeve të ministrave (të cilët edhe kur dalin për arsye personale jashtë vendit e bëjnë me një kërkesë për leje dhe vetëm me miratim) po është kaq larg realitetit, sa edhe vetë fakti që prej vitesh s’ka më kaseta në nahijen tonë”, shkruan Rama.

Rama më ironi shtoi se udhëtimet e  “7 rasteve” të Fevziut i përkasin vetë gazetarit, që së fundmi ka udhëtuar bashkë me Baton Haxhiun në Amerikën Latine, ndërkohë që zhvillonte debate “live” në Opinion.

“E vetmja arsye që unë i gjej kësaj bubullime janë 7 udhëtimet e fundit të Fevziut në Amerikën Latine, ku Fevziu bashkë me Baton Haxhiun, andej hante mëngjes me llapingachos në Ekuador ose rrufiste kafen e famshme Caranavi 8500 këmbë mbi nivelin e detit në Bolivi dhe këtej grindej live në Opinion deri në mesnatë po me Batonin – natyrisht bashkë me korin e llazoreve të sallonit të tij – sa për kronikën e zezë të javës e sa për përgjimet e zbardhura të ditës…

E që të jem korrekt me faktet, udhëtimet mbetën 6 sepse teksa kaseta e TV Klanit, transmetonte Fevziun që i kërkonte llogari live natën në ekran policisë shqiptare për gjendjen e rendit publik, Fevziu i vërtetë i jepte llogari live paradite policisë venezuelane pse dreqin donte të hynte në atë vend. Dhe ndërkohë që live këtej në Opinion, Fevziu me kostum e kravatë nxiste deri vonë sherrin e panelit me policinë, live andej në kufirin e Venezuelës policia e kthente mbrapsht Fevziun me këmishë me lule e kapele kashte, duke e konsideruar një demokrat shumë fanatik për të vizituar atë narkodiktaturë shumë krenare.

Kjo shaka e mbështetur në fakte reale, ishte goxha më shumë se gjysma e të vërtetës dhe nuk kishte absolutisht qëllim të nxirrte ndonjë inat të paprecedent jashtë çdo standarti demokratik Blendi Fevziun, sepse është liria e tij të shkojë ku të dojë dhe e drejta e TV Klanit që ta transmetojë Opinionin live në mungesë të Fevziut”, shkruan Rama.

NGA KATEGORIA

Askush nuk e priste! Rama i konfirmon “postin” Belinda Ballukut…
EDI RAMA

Rama sulmon opozitën: E duan Belindën në burg si gjyshi i vet…

10/03/2026
A votoi Spiropali kundër arrestimit të Ballukut? Balla tregon çfarë ndodhi në mbledhje…
EDI RAMA

A votoi Spiropali kundër arrestimit të Ballukut? Balla tregon çfarë ndodhi në mbledhje…

10/03/2026
Bllokimi i rrugës Librazhd-Përrenjas/ Rama befason të gjithë me reagimin: Çudi e madhe…
EDI RAMA

Rama i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” SPAK-ut: Nuk do të…

09/03/2026
“Kinezët i kanë vënë syrin Shqipërisë”/ Ambasada e SHBA reagon pas deklaratave të Ramës…
EDI RAMA

Rama paralajmëron kryetarin e Dhomës Amerikane: I ka bërë llogaritë gabim, kush po bllokon…

09/03/2026
Askush nuk e priste! Rama i konfirmon “postin” Belinda Ballukut…
EDI RAMA

Askush nuk e priste! Rama i konfirmon “postin” Belinda Ballukut…

09/03/2026
“Drejtësi e munguar për 21 Janarin”/ Rama sulmon SPAK: Për disa vite bëri sikur…
EDI RAMA

Rama thirrje SPAK-ut: Heto 4 hidrocentralet e Berishës, nëse do të…

09/03/2026

LAJMET E FUNDIT:

“Nuk bashkëpunojmë me non grata”/ Çfarë deklaronte deputeti Gjerman për Sali Berishën
BOTA

“Nuk bashkëpunojmë me non grata”/ Çfarë deklaronte deputeti Gjerman për Sali Berishën

11/03/2026
Deputeti i Bundestagut mbërrin në selinë e PD, pritet nga…
POLITIKË

Deputeti i Bundestagut mbërrin në selinë e PD, pritet nga…

10/03/2026
Askush nuk e priste! Rama i konfirmon “postin” Belinda Ballukut…
EDI RAMA

Rama sulmon opozitën: E duan Belindën në burg si gjyshi i vet…

10/03/2026
Janë kërcënuar?! Shtohet siguria për kreun e SPAK, Klodian Braho dhe Altin Dumanin
AKTUALITET

Janë kërcënuar?! Shtohet siguria për kreun e SPAK, Klodian Braho dhe Altin Dumanin

10/03/2026
Karburantet shtrenjtojnë çmimet në Shqipëri, ja me sa po tregëtohet nafta…
AKTUALITET

Karburantet shtrenjtojnë çmimet në Shqipëri, ja me sa po tregëtohet nafta…

10/03/2026
LAJM I TRISHTË! Ndërron jetë infermierja 22-vjeçare nga Librazhdi, humbi betejën me…
AKTUALITET

LAJM I TRISHTË! Ndërron jetë infermierja 22-vjeçare nga Librazhdi, humbi betejën me…

10/03/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!