Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur si çdo të hënë në ambientet e SPAK-ut.
Në një deklaratë për mediat kreu i selisë blu lexoi mesazhin që i la ish-kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani. Berisha e cilësoi SPAK-un si Avokatura Speciale e Kryeministrit Kriminel Edi Rama.
“Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë konferencë të mbajtur para këtij institucioni, të cilin që sot e tutje do ta pagëzojmë Avokatura Speciale e Kryeministrit Kriminel Edi Rama. Mos e harroni pra, ASKKR. I ndërrohet emri, nuk quhet më Skapi i partisë, por tani edhe partinë ka filluar ta lëshojë, por merret vetëm me mbrojtjen e Padrinos të Shqipërisë. Lashë në zyrën e tyre këtë shënim: ‘”Altin Rama, është armiku i egër të pluralizmit politik dhe votës së lirë të shqiptarëve, drejtësia vonon, por nuk harron. Sali Berisha’”, deklaroi Berisha.












