Monday, September 21, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Gjyqtarët duan rritje page/ Rama i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë”: Ky është turp kombëtar…

by Rilindje
20/01/2026
in TË TJERA
Gjyqtarët duan rritje page/ Rama i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë”: Ky është turp kombëtar…

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar një mesazh anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese duke u kërkuar të mos lejojnë atë që ai e quan turp kombëtar të gjyqtarëve.

Në këto momente, në institucionin e vetëm që shqyrton kushtetutshmërinë e akteve dhe ligjeve në Shqipëri, po zhvillohet mbledhja me kërkesë të dy shoqatave të gjyqtarëve, të cilët kërkojnë të drejtën që të vendosin vetë për rritjen e pagave.

Sipas Edi Ramës, ky është një skandal logjik, moral, ligjor dhe kushtetues, të cilin uron që Gjykata Kushtetuese të mos e lejojë, duke theksuar se nëse do të ndodhë, ai do të kthehet në një turp kombëtar sepse Shqipëria do të jetë shteti i parë në botë.

“Respekte për SPAK-un që nuk iu bashkua kësaj marrëbabëzie në emër të pavarësisë së gjyqësorit”, shkruan ndër të tjera kryeministri në reagimin e tij.

Edi Rama thekson se pavarësisht kërkesës për të rritur pagat e tyre me gjyq, duke thyer piramidën shtetërore të pagave, gjyqtarët janë kategoria më e lartpaguar në Shqipëri, si rezultat i mbështetjes që qeveria e tij i dha për hir të Reformës në Drejtësi pushtetit gjyqësor.

“Sot Gjykata Kushtetuese po zhvillon (fatkeqësisht pa transmetim direkt për shkaqe teknike) farsën më të shëmtuar të imagjinueshme, e cila i është imponuar nga dy shoqata gjyqtarësh, të cilët duan të rrisin rrogat e tyre me gjyq, duke thyer piramidën shtetërore të pagave, ndërkohë që janë kategoria më e lartpaguar në Shqipëri, si rezultat i mbështetjes që kjo shumicë qeverisëse i dha për hir të Reformës në Drejtësi pushtetit gjyqësor!

Tani këta duan që në përjetësi t’u jepet e drejta ta rrisin vetë rrogën sa herë rriten pagat e tjera, pra Shqipëria të jetë përgjithmonë i vetmi vend në botë ku gjykatësit paguhen më shumë se sa çdokush tjetër duke marrë kompetencat kushtetuese të qeverisë e të parlamentit për politikën e pagave – ky është një skandal logjik, moral, ligjor dhe kushtetues, të cilin uroj që Gjykata Kushtetuese të mos e lejojë kurrësesi të kthehet në një turp kombëtar”, shkruan Edi Rama.

Tags: edi ramalajme shqipQeveriaRilindje.inforritje pagashShqiptaretVendimi

NGA KATEGORIA

Fevziu nga Haga zbulon bisedën e fundit me Thaçin: Më mirë të kishte…
TË TJERA

Fevziu nga Haga zbulon bisedën e fundit me Thaçin: Më mirë të kishte…

16/09/2026
Ish-deputeti socialist merr në dorë “frenat” e Postës Shqiptare në qytetin…
TË TJERA

Ish-deputeti socialist merr në dorë “frenat” e Postës Shqiptare në qytetin…

14/09/2026
Çmimi i naftës 229 lekë, SHPËRTHEN Braçe: Kush e ka fajin?! Jemi peng i një…
TË TJERA

Çmimi i naftës 229 lekë, SHPËRTHEN Braçe: Kush e ka fajin?! Jemi peng i një…

14/09/2026
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit, artisti DENONCON: Më goditën në fytyrë…
TË TJERA

Bllokimi i rrugëve nga protestuesit, artisti DENONCON: Më goditën në fytyrë…

10/09/2026
E “zunë mat” dhe e cilësuan hajdute, Luarasi nuk toleron: Vajzat do të…
TË TJERA

E “zunë mat” dhe e cilësuan hajdute, Luarasi nuk toleron: Vajzat do të…

08/09/2026
Pagat e reja të magjistratëve, Taulant Balla jep datën mes kaosit të bojkotit: Do të…
TË TJERA

Pagat e reja të magjistratëve, Taulant Balla jep datën mes kaosit të bojkotit: Do të…

08/09/2026

LAJMET E FUNDIT:

Jepet ALARMI për Shqiptarët: Kujdes! Nëse ju vjen ky mesazh në telefon…
AKTUALITET

Jepet ALARMI për Shqiptarët: Kujdes! Nëse ju vjen ky mesazh në telefon…

20/09/2026
LAJM I FUNDIT/ Edi Rama sapo mbërrin në SHBA, njofton takimin me…
EDI RAMA

LAJM I FUNDIT/ Edi Rama sapo mbërrin në SHBA, njofton takimin me…

20/09/2026
Askush nuk e priste! Shqipëria bëhet si gjithë bota, ky shërbim do të jetë falas…
AKTUALITET

Askush nuk e priste! Shqipëria bëhet si gjithë bota, ky shërbim do të jetë falas…

20/09/2026
Kryeministri Rama jep lajmin: Në 2025 do të kemi “projektin e ri” për të ndryshuar…
EDI RAMA

“Preket çdo qytet i Shqipërisë!”/ Rama tregon LAJMIN E MIRË: Sjell këtë ndryshim DRASTIK…

20/09/2026
81 VITE burg për Çlirimtarët që i sollën lirinë Kosovës! Këto janë akuzat dhe dënimet totale…
BOTA

A mund të zhbëhet dënimi për çlirimtarët e UÇK-së? Juristi nga Londra tregon gjithçka: Do të duhet…

20/09/2026
LAJM I ZI/ Aksident tragjik në aksin kombëtar, kush humb jetën…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Makina bëhet “copë-copë”, aksident i rëndë në aksin kombëtar, shoferja…

20/09/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!