Deklarata e bërë nga gazetari Klevin Muka në emisionin “Prime” ne News 24, për pak sa nuk u mbyll në përplasje fizike mes tij dhe sekretarit të Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka.
Duke diskutuar për situatën aktuale ku ndodhet Partia Demokratike, mënyrën e organizimit të tyre dhe pjesëmarrja në protesta, gazetari Muka deklaroi se brenda PD-së janë disa persona që nuk preferohen nga demokratët, madje këta të fundit as nuk i votojnë.
Ky ka qenë momenti i cili bëri që në panel të ngrihen tonet dhe duart ndaj njëri-tjetrit. Flamur Noka u pa duke ngritur dorën ndaj gazetarit Muka, i cili manovroi brenda pak minutave duke i ulur dorën demokratit.
Pavarësisht se përballja e ashpër mes tyre bëri bujë, brenda pak minutave gazetari Muka e mori situatën në kontroll, e pasi i uli dorën Nokës, ai kërkoi ndjesë. Pas kësaj, dyshja u pa duke shtrënguar duart, e pastaj emisioni vijoi si normalisht.












