Një rrëshqitje masive dheu dhe gurësh ka bllokuar të dyja drejtimet e aksit rrugor Librazhd – Qafë Thanë këtë të dielë, në vendin e quajtur Dragostunjë.
Policia Rrugore e Elbasanit ndodhet në vendngjarje sipas njoftimit zyrtar po bashkëpunon me firmën kontraktore për mirëmbajtjen e rrugëve, me qëllim pastrimin e sa më shpejtë të akseve dhe rifillimin e qarkullimit.
Autoritetet apelojnë për qytetarët që duan të udhëtojnë nga Tirana drejt Korçës ose në drejtim të juglindjes, të shmangin lëvizjen deri në një njoftim të ri për hapjen e rrugës.












