Saturday, October 10, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

“Do gjejmë tunelin e fshehtë”/ Çfarë bëjnë artistët e huaj brenda vilës së Enver Hoxhës

by Rilindje
06/03/2026
in POLITIKË
“Do gjejmë tunelin e fshehtë”/ Çfarë bëjnë artistët e huaj brenda vilës së Enver Hoxhës

Vila e Enver Hoxhës, e cila u sulmua nga militantët e Berishës tashmë u përket disa artistëve. Përurimi i saj u bë në jabar 2025. Të gjitha ambientet e vilës trekatëshe u përshtatën, për t’iu shërbyer, sipas qeverisë, artistëve jo vetëm shqiptarë, por nga e gjithë bota, për projektet e tyre të ndryshme.

Për realizimin e kësaj nisme, rreth dy vjet më parë u firmos marrëveshja mes Qeverisë së Shqipërisë dhe një Fondacioni francez, Art Explora. Ceremonia e nënshkrimit u ndoq atëkohë edhe nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë vizitës së tij në Tiranë.

Artistët do të mund edhe të jetojnë në shtëpinë e Enver Hoxhës. Vila 31 në qendër të Tiranës ka shumë dhoma. Pas rënies së komunizmit në Shqipëri më 1992, dyert e saj u mbyllën, ndërsa për fatin e saj ka pasur diskutime të ndryshme – nga shndërrimi në muze deri te shembja.

Restaurimi ka ruajtur ambjente ashtu siç i kanë lënë Hoxha dhe bashkëshortja e tij, Nexhmije Hoxha. Pllakat, parketi, mobiliet, orenditë në mur dhe në ndërtesë janë po ato.

Salloni, dhomat e ndenjes, të gjumit, të pritjes së miqve, studiot dhe zyrat e punës e të mbledhjeve janë përshtatur për artistët.

Brenda vilës në katin e parë ka edhe një kinema të vogël, ku artistët mund t’i vënë në skenë shfaqjet e tyre, apo mund të zhvillojnë tema të ndryshme diskutimi.

Përveç për artistët, kinemaja do të ketë program edhe për publikun. Po në katin e parë, ku ka pasur edhe një pishinë, hapësira do të përdoret për performanca dhe ekspozita të artistëve rezidentë, por edhe të komunitetit të artistëve në Tiranë.

Vila ka labirintet e saj dhe shpesh është vështirë të orientohesh. Dekorimi i saj është bërë në vitet 1970 me objekte të prodhuara në vitet ‘30.

Muret janë rilyer, mobiliet janë riparuar, qilimat janë pastruar dhe është ndërthurur ndarja e re e studiove të artistëve me organizimin e vjetër familjar.

Bisej Kapo nga Art Explora thotë se mobiliet e reja të dizajnuara nga dizajnerë të kombësive dhe kulturave të ndryshme, kanë të përbashkët një formë logjike të linjës dhe konceptit, dhe një kontrast të fortë me bollëkun vizual të vendit historik.

“Ky shndërrim i vilës së ish-diktatorit në një hapësirë arti i vendos artistët në pozitën e aktorëve të vërtetë të transformimit social dhe historik”, thotë Kapo, drejtuese e zhvillimit dhe monitorimit administrativ në Art Explora.

Shtatë artistët e parë – 3 nga Shqipëria dhe 4 të tjerë nga Italia, Franca, Japonia dhe Ukraina – kanë nisur punën në projektet e para. Ata jetojnë brenda vilës.

Gerta Xhaferaj është njëra prej tyre dhe tregon për Radion Evropa e Lirë përjetimet e saj të të bërit art brenda vilës së ish-diktatorit.

“Do gjej tunelet e fshehtë…”

“Po bëj kërkime për tunelet që lidhin Vilën 31 me aeroportin dhe me zonën ushtarake në Dajt. Tunelet janë simbol i fuqishëm i asaj që fshihet, nga ajo që kemi trashëguar. Dua të zbuloj mbi ekzistencën e tyre dhe nëse mund të bëj një ndërhyrje artistike me dritë dhe zë brenda në tunele. Kam dëgjuar për to 12 vjet më parë nga pedagogët e Arkitekturës dhe tashmë është koha të zbuloj vetë për to”, thotë Xhaferaj.

Si vajzë Tirane thotë se ka pasur gjithmonë kuriozitet për vilën ku ka jetuar ish-diktatori. Në familjen e saj diskutimi për komunizmin ka qenë tabu, për shkak të pasojave që ka lënë te familja e saj. Ajo thotë se tani është koha që të zbulojë vetë shumë gjëra për atë periudhë.

“E kam parë vilën para restaurimit dhe tani pas kësaj faze jam brenda saj, duke punuar për projektin tim. Ky vend tani ka tjetër aromë. Dinamika që krijohet mes artistëve, është e veçantë”, sipas saj.

“Vila është e madhe dhe kemi vetëm shtatë ditë që kemi nisur të jetojmë brenda rezidencës. Ende mund të humbasësh në këtë hapësirë, është si labirint”, tregon e reja që është diplomuar në Degën e Arkitekturës në Tiranë në vitin 2017.

Ajo thotë se transformimi i shpejtë i Tiranës i pëlqen nga njëra anë, porse, nga ana tjetër, është e dëshpëruar që zhvillimi i vrullshëm “disi e ka dëmtuar historinë e monumentet”. Shenjë tek ajo ka lënë shembja e Teatrit Kombëtar. Si artiste, ajo ka dëshiruar shumë që ajo ndërtesë të restaurohej dhe ta ruante origjinalitetin e saj.

Gerta thotë se projekti që sapo ka nisur në Vilën 31, do t’i mundësojë më shumë njohje dhe bashkëpunime me artistë nga e gjithë bota, e gjithashtu do të jetë e lumtur t’u tregojë atyre Tiranën, historinë dhe natyrën e saj.

Në kuadër të rezidencës, artistëve u sigurohet nga Art Explora akomodimi, hapësira për punë, ekspozim, si dhe një grant për të mbuluar shpenzimet e jetesës dhe zhvillimit të projekteve të tyre artistike.

Për të prezantuar çdo artist rezident, do të organizohen Ditët e Studios së Hapur, kur do të shihen krijimet e bëra gjatë qëndrimit në vilë. Studiues dhe kuratorë do të ftohen gjithashtu për rezidenca përkrah artistëve.

Kryeministri Edi Rama, ka thënë në përurimin e këtij projekti se ky edhe ka qenë qëllimi kryesor i tij.

“Që kjo hapësirë të përdoret për t’i bërë gjërat që Enver Hoxha do t’i kishte më shumë tmerr se çdo gjë tjetër. Kjo ka qenë, në fakt, motoja shtytëse në mendjen tonë. Nëse kishte diçka që e bënte tërësisht mizore diktaturën, ishte çdo shprehje e asaj që ata e quanin degjenerim modernist. Kjo do të jetë një shtëpi e degjenerimit modernist”, ka thënë Rama.

Epoka komuniste në Shqipëri nën Enver Hoxhën zgjati nga 1944 në 1985.

NGA KATEGORIA

Pse nuk e takon ambasadori i ri i SHBA Sali Berishën? Pjerin Ndreu nuk ia përton: Të la jetim LaCivita…
POLITIKË

Pse nuk e takon ambasadori i ri i SHBA Sali Berishën? Pjerin Ndreu nuk ia përton: Të la jetim LaCivita…

10/10/2026
Erion Braçe “i zbraz të gjitha”: Edi Rama, ti e ke të vështirë të lëshosh pushtet, je…
POLITIKË

Erion Braçe “i zbraz të gjitha”: Edi Rama, ti e ke të vështirë të lëshosh pushtet, je…

10/10/2026
Beti Njuma “shpërthen” ndaj Braçes: Nuk ke këllqe, thoshte mirë Fatos Nano që ti Erion nuk…
POLITIKË

Beti Njuma “shpërthen” ndaj Braçes: Nuk ke këllqe, thoshte mirë Fatos Nano që ti Erion nuk…

10/10/2026
“Mos prano vetëm ato që do të dëgjosh”/ Erion Braçe e ka me Edi Ramën: Jepi…
POLITIKË

Takimi që ndryshoi votën e Erion Braçes, çfarë u diskutua me Ramën? Mbase i premtoi…

09/10/2026
LAJM I FUNDIT/ Mbyllet votimi për Berishën, ja rezultatet në qytetet e jugut…
POLITIKË

Referendumi për bashkitë, Berisha tregon nëse PD do të bojkotojë zgjedhjet lokale

09/10/2026
E FUNDIT/ Bordi ndryshon ÇMIMIN e karburanteve, ja sa kushton nafta e benzina…
POLITIKË

E FUNDIT/ Bordi ndryshon ÇMIMIN e karburanteve, ja sa kushton nafta e benzina…

09/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

Pse nuk e takon ambasadori i ri i SHBA Sali Berishën? Pjerin Ndreu nuk ia përton: Të la jetim LaCivita…
POLITIKË

Pse nuk e takon ambasadori i ri i SHBA Sali Berishën? Pjerin Ndreu nuk ia përton: Të la jetim LaCivita…

10/10/2026
Videot me “pullë të kuqe” te Adi Hilës me femrat VIP “thyen” rrjetin, mbërrin DENONCIMI i parë në Polici…
SHOWBIZ

LAJM I FUNDIT/ Pas skandalit të videove të Adi Hilës, shteti shqiptar merr vendimin e papritur…

10/10/2026
LAJM I FUNDIT/ Aksident I RËNDË në aksin kombëtar, dy persona…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Aksident I RËNDË në aksin kombëtar, dy persona…

10/10/2026
1 milionë llogari bankare në Shqipëri kanë pothuajse 0 lekë brenda!
TË TJERA

1 milionë llogari bankare në Shqipëri kanë pothuajse 0 lekë brenda!

10/10/2026
Erion Braçe “i zbraz të gjitha”: Edi Rama, ti e ke të vështirë të lëshosh pushtet, je…
POLITIKË

Erion Braçe “i zbraz të gjitha”: Edi Rama, ti e ke të vështirë të lëshosh pushtet, je…

10/10/2026
“Plas” sherri/ Braçe tregon PRAPASKENAT brenda PS-së: Nuk ia lejoj Edi Ramës që…
EDI RAMA

“Plas” sherri/ Braçe tregon PRAPASKENAT brenda PS-së: Nuk ia lejoj Edi Ramës që…

10/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!