Tuesday, August 25, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, kush janë EMRAT e 16 kandidatëve

by Rilindje
12/03/2026
in AKTUALITET
Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, kush janë EMRAT e 16 kandidatëve

Gara për karrigen e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, të lënë bosh prej dorëheqjes së Ilir Prodës, do të jetë mes 16 drejtuesve me eksperiencë të gjatë brenda bluve, mes të cilave edhe 2 gra, të cilët aspirojnë të drejtojnë një prej strukturave më komplekse të sigurisë në vend.

Thirrja e hapur për 7 ditë me radhë, shfaqi interes në emra aktual drejtuesish në qarqe dhe pjesa tjetër që aktualisht shërbejnë ne Akademinë e Sigurisë. Me një karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit, mbi supe me poste të rëndësishme, nga drejtues i Policisë së Tiranës, deri te Policia Kriminale, Tonin Vocaj shfaq ambicien për të zëvendësuar Ilir Prodën.

Skënder Hita, së fundmi në krye të Policisë së Fierit, një ndër emrat me të spikatur të policisë në vitet e fundit, përfshirë edhe drejtimin e qarqeve Shkodër, Durrës apo Dibër bëhet për herë të dytë pjesë e garës.

Drejtuesit dhe ish-drejtuesit e disa departamenteve në Policinë e Shtetit shfaqën interes për gradën madhore, mes të cilëve drejtori i Policisë Kriminale, Neritan Nallbati, kreu i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Pëllumb Seferi dhe ish-drejtori i Kufirit dhe Migracionit, Saimir Boshnjaku.

Nga drejtimi aktual nëpër qarqe pjesë e garës janë edhe drejtorët e policisë së Vlorës, Durrësit dhe Shkodrës, përkatësisht Elidon Çela, Afrim Tafa dhe Gentian Berberi, të tre me karrierë të konsoliduar brenda bluve. Nga kufiri interes për kryepolicin shfaq edhe Arjanit Arapi.

Prej disa vitesh shërbejnë në Akademinë e Sigurisë, por me poste të rëndësishme në polici, aspirojnë drejtimin e policisë. Bëhet flajë për ish-drejtorët e Tiranës dhe jo vetëm, Rebani Jaupi dhe Lorenc Panganika, përfshirë edhe kandidaturat e Alfred Çepes, Idejet Faskajt dhe Gentjan Shehajt. Të vetmet gra, Suela Sulkaj dhe Ejona Gurbardhi, të cilat nuk janë pjesë e Policisë së Shtetit, janë në garën përballë 14 burrave dhe kërkojnë karrigen e kryepolicit.

Pas publikimit zyrtar të kandidaturave, një komision prej 3 personash, përbërë nga zv/ministrja e Brendshme Silva Caka, sekretarja e Përgjithshme i Ministrisë së Brendshme, Kledia Ngjela dhe kreu i AMP-së Eduart Merkaj, do të vlerësojnë në një afat prej 10 ditësh pune të gjitha dosjet e kandidatëve. Pas kësaj, në një ditë të vetme, të gjithë kandidatët do të intervistohen dhe pikëzohen në një renditje nga më i miri deri të me i dobëti. Brenda 48 orësh, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari do t’i përcjellë një emër Këshillit të Ministrave për emërim.

● Lista e plotë e kandidatëve:

》Afrim Tafa
》Alfred Çepe
》Arjanit Arapi
》Ejona Gurbardhi
》Elidon Çela
》Gentian Berberi
》Gentjan Shehaj
》Idajet Faskaj
》Lorenc Panganika
》Neritan Nallbati
》Pëllumb Seferi
》Rebani Jaupi
》Saimir Boshnjaku
》Skënder Hita
》Suela Sulkaj
》Tonin Vocaj

NGA KATEGORIA

Aksident tragjik mbrëmjen e sotme në aksin kombëtar, ja kush humb jetën…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ E rëndë për Shqipërinë! Gjendet i vdekur një 18-vjeçar në bregdetin e…

24/08/2026
Kjo nuk pritej në mes të natës! Papritur ja “plas” stuhi shiu me breshër, shkatërron gjithçka në…
AKTUALITET

Kjo nuk pritej në mes të natës! Papritur ja “plas” stuhi shiu me breshër, shkatërron gjithçka në…

24/08/2026
Me celularin në dorë teksa drejtonte autobusin/ Shoferi në Fier e pëson keq nga policia…
AKTUALITET

Me celularin në dorë teksa drejtonte autobusin/ Shoferi në Fier e pëson keq nga policia…

23/08/2026
Cikloni godet Italinë, por sa rrezikohet Shqipëria? Ja çfarë thotë sinoptikania…
AKTUALITET

“Nuk do të ketë vjeshtë fare!”/ Meteorologia paralajmëron surprizat e motit: Pas 20 shtatorit…

22/08/2026
Rama mbledh kabinetin qeveritar, zbulohet vila “sekrete” ku do mbahet takimi…
AKTUALITET

Rama mbledh kabinetin qeveritar, zbulohet vila “sekrete” ku do mbahet takimi…

22/08/2026
LAJM I FUNDIT/ Policia “blindon” këtë qytet, ç’po ndodh të premten në mbrëmje…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Policia “blindon” këtë qytet, ç’po ndodh të premten në mbrëmje…

21/08/2026

LAJMET E FUNDIT:

Çfarë do të ndodhë me çmimet e ushqimeve? Rama jep lajmin: Kemi një plan…
EDI RAMA

Çfarë do të ndodhë me çmimet e ushqimeve? Rama jep lajmin: Kemi një plan…

24/08/2026
Mehdi Malkaj befason nga protesta: Rama ka frikë! Do të ikin me brekë nëpër këmbë…
POLITIKË

Mehdi Malkaj befason nga protesta: Rama ka frikë! Do të ikin me brekë nëpër këmbë…

24/08/2026
Ambasadori i Bashkimit Europian jep LAJMIN E MADH për Shqiptarët: Së shpejti, hiqen…
BOTA

Ambasadori i Bashkimit Europian jep LAJMIN E MADH për Shqiptarët: Së shpejti, hiqen…

24/08/2026
LAJM I FUNDIT/ Rama ZBULON çfarë diskutoi me ministrat në Pogradec: Kemi vendosur…
EDI RAMA

LAJM I FUNDIT/ Rama ZBULON çfarë diskutoi me ministrat në Pogradec: Kemi vendosur…

24/08/2026
“Më thonë që pi drogë”/ Rama reagim të pazakontë për “mallin e keq”: Nuk ju vë faj, trupi im…
EDI RAMA

“Më thonë që pi drogë”/ Rama reagim të pazakontë për “mallin e keq”: Nuk ju vë faj, trupi im…

24/08/2026
Kur do të mbahen zgjedhjet lokale? Për herë të parë zbulohen DATAT, synohen 46 bashki…
POLITIKË

Kur do të mbahen zgjedhjet lokale? Për herë të parë zbulohen DATAT, synohen 46 bashki…

24/08/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!