Thursday, October 8, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

“Prokurori na habiti të gjithëve”/ Meta zbulon çfarë ndodhi në sallën e gjyqit: Nuk kam bërë…

by Rilindje
13/03/2026
in POLITIKË
“Prokurori na habiti të gjithëve”/ Meta zbulon çfarë ndodhi në sallën e gjyqit: Nuk kam bërë…

Ish-presidenti Ilir Meta ka bërë një reagim të gjatë, ku shpjegon se çfarë ka ndodhur sot në sallën e gjyqit, duke treguar se sipas tij, akuzat dhe mbajtja në qeli janë të motivuara politikisht. Ai nuk ka kursyer as prokurorin Sotir Kllapi.

Sipas tij, edhe prokurori i çështjes e ka habitur sot, kur ka pranuar se për 10 vite, Ilir Meta nuk ka bërë korrupsion, ndërkohë që nuk i janë llogaritur as dietat e 30 viteve në politikë.

Prokurori na habiti të gjithëve kur pranoi se ekspertja e tij kontabël nuk i kishte llogaritur të ardhurat e ligjshme të Ilir Metës që nga marsi i vitit 1992 (deputet) e deri në vitin 2002, me justifikimin se për atë periudhë nuk kishte dyshime për korrupsion.

“Po kështu, prokurori argumentoi se nuk ishin llogaritur të ardhurat nga dietat që përfitoi Ilir Meta në 30 vite me idenë se ato ishin shpenzuar e nuk mund të kurseheshin. Më duhet të sqaroj se vetëm në 1 vit si Ministër i Jashtëm, për shkak të detyrës, kam përfituar gati 15 mijë euro dieta.

Ndaj i kërkova gjyqtares që të urdhërojë një ekspertizë të gjithanshme për personin tim, që nga 22 marsi 1992 kur jam zgjedhur deputet e deri më sot. Mosllogaritjet e këtyre të ardhurave të ligjshme nga ana e shtetit shqiptar, është bërë vetëm për të mashtruar gjykatën se unë gjoja nuk kam justifikuar shpenzimet e mia me të ardhura të ligjshme, në mënyrë që të shpikej akuza absurde për pastrim parash, e cila natyrisht do të justifikonte edhe akuzën tjetër para-absurde për korrupsion pasiv”, shkruan ai.

Po ashtu, Ilir Meta thotë se sot në sallën e gjyqit është prezantuar edhe një “gënjeshtër e re”, sikur ai ka qenë i implikuar si iniciator në ligjin për minierat. Vetë ish-presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë akuzon Edi Ramën si iniciator të këtij ligji.

“Një gënjeshtër e re ishte që për të më implikuar mua në miratimin e ligjit për minierat, të iniciuar dhe miratuar nga Edi Rama, përfshinin pa lidhje Z. Dritan Kaba, sikur ai ishte Këshilltar i Kryetarit të Parlamentit, ndërkohë që Z. Kaba ka qenë Këshilltar i Grupit Parlamentar të LSI. Unë përsërita edhe njëherë kërkesën që gjykata të administrojë si provë seancën kur është miratuar ky ligj në Parlament, i cili tregon qartë implikimin e Edi Ramës”, shkruan ai, duke paralajmëruar se në ditët në vazhdim do të tregojmë “lajthitje të tjera” nga gjyqi i tij.

Duke u rikthyer sërish te mosllogaritja e dietave të tij në 30 vite politikë, Ilir Meta thekson se janë rreth 300 mijë euro të ligjshme që lihen qëllimisht jashtë nga ekspertja kontabël e SPAK, për t’a nxjerrë atë në defiçit.

“Një pyetje shumë e thjeshtë për çdo qytetar: Si shpjegohet që një nga këta 3 prokurorë, me 19 vite punë ka deklaruar në 2019, tre pasuri të paluajtshme pronë? Ndërsa Ilir Meta, 33 vite me pagë deputeti, që në mars ’92, e më pas Kryeministër, Zv/Kryeministër, Kryetar Parlamenti, President i Republikës, sot nuk ka asnjë pasuri të paluajtshme pronë? E natyrisht asnjë cent të sekuestruar?”, përmbyll Meta.

NGA KATEGORIA

“Mos prano vetëm ato që do të dëgjosh”/ Erion Braçe e ka me Edi Ramën: Jepi…
POLITIKË

“Mos prano vetëm ato që do të dëgjosh”/ Erion Braçe e ka me Edi Ramën: Jepi…

07/10/2026
E fundit: Me kë qëndron në dhomë Erion Veliaj? Dalin detaje nga burgu, kërkesë për…
POLITIKË

Nuk ndalet as nga burgu! Veliaj shfaqet me pamje dhe jep LAJMIN E MIRË për Tiranën: FALAS…

06/10/2026
Rikthehet fuqishëm Sara Goxhaj, ja “posti” drejtues që merr në Bashkinë e Tiranës…
POLITIKË

Rikthehet fuqishëm Sara Goxhaj, ja “posti” drejtues që merr në Bashkinë e Tiranës…

05/10/2026
“Paskam ardhur kot, s’qenka askush”/ Deputeti shkon në Kuvend, por nuk gjen njeri
POLITIKË

“Paskam ardhur kot, s’qenka askush”/ Deputeti shkon në Kuvend, por nuk gjen njeri

05/10/2026
Sali Berisha do të kandidojë me “veten”, demokratët kërkesë KQZ-së për…
POLITIKË

E bujshme/ Sali Berisha nuk pret më nga SPAK, aleatët opozitarë i çojnë në tryezë…

04/10/2026
Del nga “kafazi” Ilir Meta! Gjykata e Apelit befason me vendimin për ish-presidentin…
POLITIKË

“Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta”/ Deklarata surprizë nga…

02/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

Kosova zgjedh presidenten e re/ Vjen reagimi i parë nga kryeministri Edi Rama: Në një kohë…
EDI RAMA

Kosova zgjedh presidenten e re/ Vjen reagimi i parë nga kryeministri Edi Rama: Në një kohë…

07/10/2026
Bën fushatë për serbët? Trump reagon për LaCivita dhe Blair: Do t’i pushoj menjëherë nga puna…
BOTA

Bën fushatë për serbët? Trump reagon për LaCivita dhe Blair: Do t’i pushoj menjëherë nga puna…

07/10/2026
Moti bën kthesën DRASTIKE në fillim të tetorit/ Meterologia Gjoni tregon çfarë na pret: Nesër…
AKTUALITET

Moti bën kthesën DRASTIKE në fillim të tetorit/ Meterologia Gjoni tregon çfarë na pret: Nesër…

07/10/2026
LAJM I MIRË për Shqiptarët/ Marrëveshja e pensioneve me një tjetër SHTET, i jepet “OK” nga…
TË TJERA

Kush janë 2 qytete shqiptare më të plakura të Europës, emrat surprizë…

07/10/2026
“Mos prano vetëm ato që do të dëgjosh”/ Erion Braçe e ka me Edi Ramën: Jepi…
POLITIKË

“Mos prano vetëm ato që do të dëgjosh”/ Erion Braçe e ka me Edi Ramën: Jepi…

07/10/2026
Këngëtarja e famshme mesazh për gruan e kompozitorit: Kam jetuar 4 muaj në shtëpinë e Adi Hilës!
SHOWBIZ

Këngëtarja e famshme mesazh për gruan e kompozitorit: Kam jetuar 4 muaj në shtëpinë e Adi Hilës!

07/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!