Monday, August 24, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Pensionet/ Përjashtohet nga tatimi kontributi nga paga! Çdo i punësuar mund të “shpëtojë” deri 500 euro në muaj

by Rilindje
20/03/2026
in AKTUALITET
“Pensione europiane në Shqipëri”/ Kryeministri Edi Rama: Ja çfarë duhet bërë…

Çdo individ që kontribuon në skemat private të pensioneve, lehtësohet nga tatimi që paguan mbi të ardhurat nga punësimi.

Referuar udhëzimi të ri të Ministrisë së Financave “shuma që zbritet nga paga dhe derdhet nga punëdhënësi apo punëmarrësi në fondet e pensionit vullnetar si kontribut i punonjësit, zbritet nga të ardhurat personale të të punësuarit për efekt tatimi.

Konkretisht nëse një individ ka një pagë mujore 1 mijë euro në muaj, dhe 100 euro i ndan si kontribut në fondin e pensione private, paga e tij do të tatohet në nivelin e 900 eurove.

Po ashtu, në udhëzim thuhet se kontributet e bëra nga punëdhënësi dhe çdo kontribuues tjetër, në emër dhe për llogari të anëtarit të një fondi pensioni, për efekte fiskale, nuk vlerësohen si të ardhura personale të anëtarit.

Por po ashtu, përcaktohet se shuma që zbritet nga paga si kontribut për punëmarrësin në fondet e pensionit vullnetar nuk duhet të jetë më e madhe se paga minimale në shkallë vendi. Pra e thënë ndryshe, pavarësisht sa e ka pagën, çdo i punësuar mund të “shpëtojë” dhe ta derdhë si kontribut për pension privat, maksimumi 500 euro në muaj.

Për zbritjet e bëra, punëdhënësi duhet të disponojë dokumentacion justifikues, si: Kontratën e lidhur me fondin e pensionit vullnetar dhe Vërtetimin/dokument të lëshuar nga fondi i pensionit vullnetar, i cili vërteton që këto zbritje janë derdhur si pagesë në këtë fond.

Vërtetimi dorëzohet një herë në vit për të gjithë vitin tatimor në të cilin derdhen kontributet në fondin e pensionit, brenda datës 20 janar të vitit pasardhës.

Ky dokumentacion duhet të administrohet në çdo kohë dhe të vihet në dispozicion të administratës tatimore nëse kërkohet.

NGA KATEGORIA

Me celularin në dorë teksa drejtonte autobusin/ Shoferi në Fier e pëson keq nga policia…
AKTUALITET

Me celularin në dorë teksa drejtonte autobusin/ Shoferi në Fier e pëson keq nga policia…

23/08/2026
Cikloni godet Italinë, por sa rrezikohet Shqipëria? Ja çfarë thotë sinoptikania…
AKTUALITET

“Nuk do të ketë vjeshtë fare!”/ Meteorologia paralajmëron surprizat e motit: Pas 20 shtatorit…

22/08/2026
Rama mbledh kabinetin qeveritar, zbulohet vila “sekrete” ku do mbahet takimi…
AKTUALITET

Rama mbledh kabinetin qeveritar, zbulohet vila “sekrete” ku do mbahet takimi…

22/08/2026
LAJM I FUNDIT/ Policia “blindon” këtë qytet, ç’po ndodh të premten në mbrëmje…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Policia “blindon” këtë qytet, ç’po ndodh të premten në mbrëmje…

21/08/2026
Kush do të zëvendësojë Sokol Sadushin? Gjykata e Lartë kryen LËVIZJEN për Kryegjyqtarin e ri
AKTUALITET

Kush do të zëvendësojë Sokol Sadushin? Gjykata e Lartë kryen LËVIZJEN për Kryegjyqtarin e ri

21/08/2026
LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në autostradë! Furgoni plot me pasagjerë bëhet “copë”…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në autostradë! Furgoni plot me pasagjerë bëhet “copë”…

21/08/2026

LAJMET E FUNDIT:

7 orë takim me drejtuesit e PS/ Rama zbulon diskutimet: Çdo hall të jetë si një pako…
EDI RAMA

7 orë takim me drejtuesit e PS/ Rama zbulon diskutimet: Çdo hall të jetë si një pako…

23/08/2026
Pas takimit me Ramën/ Del VIDEO, ish-ministri bëhet “viral” me pamjet e pazakonta…
EDI RAMA

Pas takimit me Ramën/ Del VIDEO, ish-ministri bëhet “viral” me pamjet e pazakonta…

23/08/2026
Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë dhe kabinetin qeveritar/ Çfarë ndodhi brenda…
EDI RAMA

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë dhe kabinetin qeveritar/ Çfarë ndodhi brenda…

23/08/2026
Me celularin në dorë teksa drejtonte autobusin/ Shoferi në Fier e pëson keq nga policia…
AKTUALITET

Me celularin në dorë teksa drejtonte autobusin/ Shoferi në Fier e pëson keq nga policia…

23/08/2026
VIDEO/ Publikohen pamjet brenda mbledhjes qeveritare në Pogradec, krah Ramës qëndron…
EDI RAMA

VIDEO/ Publikohen pamjet brenda mbledhjes qeveritare në Pogradec, krah Ramës qëndron…

23/08/2026
Pogradecari 5 orë po pret Ramën të dalë nga mbledhja, arsyeja do t’iu befasojë të gjithë/ Ja çfarë thotë…
POLITIKË

Pogradecari 5 orë po pret Ramën të dalë nga mbledhja, arsyeja do t’iu befasojë të gjithë/ Ja çfarë thotë…

23/08/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!