Ditën e djeshme u mbajt Asambleja e Partisë Socialiste, ku kreu i qeverisë Edi Rama ka bërë disa ndryshime të rëndësishme në qarqet e vendit.
Në lidhje me asamblenë e ditës së sotme, ka komentuar ish-deputeti i Partisë Socialiste Denis Deliu, i cili i ka konsideruar ato si vendime të menduara të cilat janë bazuar edhe në rezultatet zgjedhore, si edhe ka vlerësuar kryeministrin.
“Kryeministri është një njeri që ka ditur të udhëheqë PS për 4 mandate drejt fitores. PS është shumë e fortë, e organizuar në terren dhe ka dëshmuar se ka rritje që nuk vjen nga rastësia. Janë logaritjet e duhura që kryeministri dhe Kryesia bën, edhe lëvizja e individëve këtë qëllim ka. Duke u bazuar tek rezultatet e fundit, dhe duke parë zgjedhjet që ne përgatitetmi për të fituar, bën llogaritë e duhura dhe vendos njerëzit në pozicionet e duhura.” është shprehur Deliu në emisionin “Review”, në Euronews.
Ndërkohë, disa prej qarqeve kanë mbetur të pa ndryshuara, një prej tyre ai i Fierit, i cili do të vijojë të ketë drejtuese Belinda Ballukun, edhe në lidhje më këtë është dhënë një koment nga Deliu. I cili është shprehur: “Nëpër zgjedhje dhe gara kuptohen problematikat që nuk shkojnë brenda partisë. Sot është një realitet që në Fier Belinda Balluku ka qenë një drejtuese e suksesshme përderisa janë marrë ato mandate. Pritshmëritë kanë dalë pasi PS ka një rritje, kemi 83 mandate, është një besim nga populli”












