Wednesday, July 1, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Nga deputeti më i votuar, Rama e sjell si shtim forcash në Tiranë! Reagon DAMIAN GJIKNURI

by Rilindje
22/03/2026
in POLITIKË
Nga deputeti më i votuar, Rama e sjell si shtim forcash në Tiranë! Reagon DAMIAN GJIKNURI

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka reaguar pas caktimit të tij nga Vlora në Tiranë, ku do të kryesojë detyrën e drejtuesit politik në Njësinë Bashkiake nr. 11. Në një reagim të gjatë, Gjiknuri thekson rëndësinë strategjike të kryeqytetit në zgjedhjet e ardhshme dhe detyrën që i është ngarkuar nga lidershipi i partisë.

“Për vetë peshën politike që mbart kryeqyteti, gara elektorale e vitit të ardhshëm në Tiranë ka rëndësi parësore për rezultatin elektoral të Partisë Socialiste. Përqendrimi i forcave në kryeqytet është konsideruar nga lidershipi i partisë si një skemë për të maksimalizuar rezultatin. Në funksion të kësaj strategjie, më është ngarkuar nga kryetari i partisë detyra e të deleguarit politik në Njësinë Bashkiake nr. 11 në Tiranë,” shprehet Gjiknuri.

Ai falenderon votuesit e tij në Vlorë dhe garanton vazhdimin e angazhimit për ta:
“Duke shpresuar në mirëkuptimin e 12 408 votuesve të qarkut Vlorë, të cilët më dhanë besimin nominal në zgjedhjet e vitit 2025 për të qenë deputeti i tyre në Kuvend, tashmë nis një angazhim i ri për të vendosur themelet e një rezultati pozitiv elektoral, jo vetëm në Njësinë nr. 11, por në të gjithë Bashkinë dhe Qarkun e Tiranës.”

Gjiknuri thekson historikun e tij politik dhe fitoret e arritura më parë në bashkëpunim me anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Socialiste: “Pa iu shmangur asnjëherë detyrave partiake, së bashku me anëtarët, mbështetësit dhe simpatizantët e Partisë Socialiste kemi shënuar fitore të thella në Gramsh, Dibër, Elbasan dhe katër herë në Vlorë. Me të njëjtin model pune do të kontribuojmë së bashku për fitoren e Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.”

Ai shpjegon se lidhja e tij me Vlorën mbetet e fortë, pavarësisht ndryshimit të detyrës: “Koha ka treguar se raporti im me Vlorën dhe me socialistët vlonjat është një lidhje e konsoliduar, e cila i ka rezistuar kohës pikërisht sepse është bazuar në parime, në bashkëpunim të sinqertë, në frymë skuadre dhe në respekt reciprok. E sigurt është se asnjë lloj delegimi apo detyre partiake larg Vlorës nuk e shkëput lidhjen time me miqtë e shumtë dhe me elektoratin vlonjat. 12 408 votat që më dhanë privilegjin të jem deputeti më i votuar i Vlorës, edhe pas gati katër vitesh shkëputje politike, ishin treguesi më konkret i kësaj lidhjeje.”

Në përfundim, Gjiknuri garanton mbrojtjen e interesave të qytetarëve të Vlorës, pavarësisht nga pozicioni i ri: “Pavarësisht se ku do të jem, do të vazhdoj të mbroj interesat e tyre dhe t’u gjendem pranë në çdo problem.”

NGA KATEGORIA

Miratohet vendimi i Qeverisë Rama/ “Skemë e re” shpërblimesh për administratën…
POLITIKË

Miratohet vendimi i Qeverisë Rama/ “Skemë e re” shpërblimesh për administratën…

01/07/2026
Mbi 245 mijë familje marrin “çekun” me lekë/ Qeveria Rama nuk ndalet: Ja kush përfiton…
POLITIKË

Nga dyfishimi i pagës për fëmijët deri te rritja e fondeve! Qeveria Rama tregon NDRYSHIMET në…

01/07/2026
U qëllua me vezë dhe shishe/ Albana Koçiu reagon për protestën: Do ngeleni me njollë turpi…
POLITIKË

U qëllua me vezë dhe shishe/ Albana Koçiu reagon për protestën: Do ngeleni me njollë turpi…

30/06/2026
Agron Shehaj zbulon ku janë dërguar 6 protestuesit, qytetari jep ULTIMATUMIN para Komisariatit: Nëse…
POLITIKË

Agron Shehaj zbulon ku janë dërguar 6 protestuesit, qytetari jep ULTIMATUMIN para Komisariatit: Nëse…

30/06/2026
VIDEO/ Protestuesit rrethojnë deputetin e PS, ja çfarë ndodhi jashtë Kuvendit…
POLITIKË

VIDEO/ Protestuesit rrethojnë deputetin e PS, ja çfarë ndodhi jashtë Kuvendit…

30/06/2026
VIDEO/ Momenti kur qëllohet makina e ministres së Ramës, pamje e pazakontë nga…
POLITIKË

VIDEO/ Momenti kur qëllohet makina e ministres së Ramës, pamje e pazakontë nga…

30/06/2026

LAJMET E FUNDIT:

E RËNDË/ Kreu i SPAK-ut: Belinda Balluku rrezikon deri në 35 vite burg
AKTUALITET

SPAK me strategji të re, kreu Klodian Braho: Mund të nisim vetë me arrestimet…

01/07/2026
Miratohet vendimi i Qeverisë Rama/ “Skemë e re” shpërblimesh për administratën…
POLITIKË

Miratohet vendimi i Qeverisë Rama/ “Skemë e re” shpërblimesh për administratën…

01/07/2026
Zbardhet i plotë vendimi, ja kategoritë e pensionistëve që përfitojnë bonus…
AKTUALITET

Zbardhet i plotë vendimi, ja kategoritë e pensionistëve që përfitojnë bonus…

01/07/2026
EDI RAMA

E bujshme/ Çfarë “surprize” po përgatit Diaspora për Ramën në ditëlindjen e 62-të…

01/07/2026
Mbi 245 mijë familje marrin “çekun” me lekë/ Qeveria Rama nuk ndalet: Ja kush përfiton…
POLITIKË

Nga dyfishimi i pagës për fëmijët deri te rritja e fondeve! Qeveria Rama tregon NDRYSHIMET në…

01/07/2026
Pas 4 orësh përfundon mbledha/ Porosia URGJENTE e Ramës për deputetë dhe ministrat…
EDI RAMA

Kryeministri Rama që në mëngjes publikon VIDEON e pazakontë: Shikoni…

01/07/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!