Prokuroria e Posaçme (SPAK) kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka ër veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.
Sipas njoftimit, procedim penal është regjistruar pas kallëzimit të paraqitur nga Adriana Kalaja, në cilësinë e kryetares së Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit në Partinë Demokratike për akuzat falsifikimim të dokumenteve, shpërdorim detyre dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm.
Sipas njoftimit të SPAK, nuk është provuar që Irena Gjoka të ketë kryer veprën penale për të cilën ishte kallëzuar dhe kërkon pushimin e çështjes, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale.












