Rreshjet e dëborës janë rikthyer në qarkun e Korçës gjatë orëve të fundit, kryesisht në zonat malore.
Dëborë është regjistruar edhe në aksin rrugor Boboshticë-Dardhë, ku trashësia arrin nga 20 deri në 25 centimetra.
Kushtet e motit kanë vështirësuar qarkullimin në këtë segment. Në terren ndodhen kontraktorët, të cilët po punojnë për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të përdorin goma dimërore.












