Wednesday, October 7, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Garda nuk e lejoi në mbledhjen ku ishte Edi Rama?! Erion Braçe sqaron çfarë ndodhi: Ata brenda…

by Rilindje
04/04/2026
in POLITIKË
Garda nuk e lejoi në mbledhjen ku ishte Edi Rama?! Erion Braçe sqaron çfarë ndodhi: Ata brenda…

Deputeti socialist Erion Braçe ka sqaruar raportimet mediatike se oficerët e Gardës që ruajnë dhe shoqërojnë kryeministrin Edi Rama, nuk e kanë lejuar që të marrë pjesë në një takim që ai ka zhvilluar ditën e hënë me Asamblenë e Njësisë 7 në Tiranë.

Me zë dhe figurë, Erion Braçe mohon kategorikisht raportimet dhe tregon një realitet krejt të ndryshëm nga ai që është raportuar.

“Kjo që është shkruar këtu, nuk është e vërtetë. Nuk ka ndodhur kështu. Mbledhja e Njësisë 7 ka ndodhur të hënën dhe as dje, as pardje. Po është e vërtetë, në grupin e udhëheqësve ku jam dhe unë, ishte njoftuar mbledhja 18:00, por në grupin e njësisë ishte njoftuar një orar tjetër, 17:15. Kam dalë nga Parlamenti, kam shkuar në këmbë dhe kam qenë aty 10 minuta përpara. Kam parë në holl edhe socialistë të tjerë që ishin jashtë. Ndërkohë brenda po fliste kryeministri“, tregon Erion Braçe.

Ai thotë se ka preferuar vetë të mos futej në sallën ku po zhvilloheshin diskutime, pasi duhet të kalonte në mes të anëtarëve dhe kryeministrit, një gjë që ai ka zgjedhur të mos e bëjë sepse do të dukej si karshillëk.

“Kam pyetur Gardën, më kanë thënë që po mund të hyja brenda, kanë hapur dhe derën që unë të hyja brenda bashkë me socialistët që ishin në holl. Por pasi pash që duhet të bëja një parakalim shumë të gjatë mes kryeministrit dhe anëtarëve të Asamblesë, vendosa të mos e bëj këtë sepse do dukej një karshillëk. Dhe unë nuk jam nga ata që i bëj karshillëk partisë time. Unë këtë lloj politike të fyerjeve nuk e kam bërë kurrë dhe nuk kam ndërmend ta bëj. Unë e kam bërë politikën që ka në thelb njerëzit e thjeshtë të këtij vendi“, shprehet Brace.

Erion Braçe flet për herë të parë për ata socialistë që sipas tij, u japin “ushqim” mediave, duke shpifur për atë që ndodh brenda mbledhjeve ku diskutojnë të majtët.

“Nuk i vë faj medias, por atyre brenda Partisë Socialiste që këtë politikë e kanë mënyrë jetese. Merr lajme brenda, nxirr jashtë. Shpif për atë që ndodh brenda dhe nxirre jashtë“, tha Brace.

NGA KATEGORIA

E fundit: Me kë qëndron në dhomë Erion Veliaj? Dalin detaje nga burgu, kërkesë për…
POLITIKË

Nuk ndalet as nga burgu! Veliaj shfaqet me pamje dhe jep LAJMIN E MIRË për Tiranën: FALAS…

06/10/2026
Rikthehet fuqishëm Sara Goxhaj, ja “posti” drejtues që merr në Bashkinë e Tiranës…
POLITIKË

Rikthehet fuqishëm Sara Goxhaj, ja “posti” drejtues që merr në Bashkinë e Tiranës…

05/10/2026
“Paskam ardhur kot, s’qenka askush”/ Deputeti shkon në Kuvend, por nuk gjen njeri
POLITIKË

“Paskam ardhur kot, s’qenka askush”/ Deputeti shkon në Kuvend, por nuk gjen njeri

05/10/2026
Sali Berisha do të kandidojë me “veten”, demokratët kërkesë KQZ-së për…
POLITIKË

E bujshme/ Sali Berisha nuk pret më nga SPAK, aleatët opozitarë i çojnë në tryezë…

04/10/2026
Del nga “kafazi” Ilir Meta! Gjykata e Apelit befason me vendimin për ish-presidentin…
POLITIKË

“Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta”/ Deklarata surprizë nga…

02/10/2026
Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…
POLITIKË

Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…

01/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

Këngëtarja e famshme mesazh për gruan e kompozitorit: Kam jetuar 4 muaj në shtëpinë e Adi Hilës!
SHOWBIZ

Këngëtarja e famshme mesazh për gruan e kompozitorit: Kam jetuar 4 muaj në shtëpinë e Adi Hilës!

07/10/2026
Rëndohen pozitat/ Videot me “pullë të kuqe”! Lajm i keq për kompozitorin Ardi Hila, çfarë u zbulua…
SHOWBIZ

Rëndohen pozitat/ Videot me “pullë të kuqe”! Lajm i keq për kompozitorin Ardi Hila, çfarë u zbulua…

07/10/2026
LAJM I FUNDIT/ Situata kritike, në zyrën e Ramës vjen DORËHEQJA e papritur…
EDI RAMA

“Kjo gjë do të ndodhë!”/ Ministja e Qeverisë Rama jep LAJMIN E MIRË: Së shpejti…

07/10/2026
LAJMI I FUNDIT/ Bordi vendos ÇMIMET E REJA, ja sa do shitet nafta dhe benzina…
AKTUALITET

LAJMI I FUNDIT/ Bordi vendos ÇMIMET E REJA, ja sa do shitet nafta dhe benzina…

07/10/2026
EMRI/ Kush është Prokurori që ka në “dorë fatin” e kompozitorit Adi Hila, dy këngëtare…
SHOWBIZ

EMRI/ Kush është Prokurori që ka në “dorë fatin” e kompozitorit Adi Hila, dy këngëtare…

07/10/2026
Zgjidhet presidentja e re e Kosovë, KUSH është Justina Shiroka-Pula, kjo është gruaja e parë që…
BOTA

Zgjidhet presidentja e re e Kosovë, KUSH është Justina Shiroka-Pula, kjo është gruaja e parë që…

07/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!