Në fjalën e mbajtur nga SPAK, ku u paraqiten paraditen e sotme për të kryer masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për dosjen “Partizani”, Sali Berisha komentoi ashpër vendimin për mbylljen e hetimeve ndaj Irena Gjokës.
Teksa u shfaq me letër në dorë, Berisha zbuloi para ambienteve të SPAK një bisedë që ai pretendon se është zhvilluar mes Gjokës e Dumanit, të cilët i akuzon se fshehin pasuritë dhe drejtësia ka dalë në mbrojtje të tyre.
“Irena Gjoka Maneku Dumani ka fshehur pasurinë e saj, ajo ka fshehur apartamente ,garazhe. Këtu e thirri Altin Dumani, i tha si i ke fshehur ti këto shtëpitë. Unë i kam fshehur tha por dhe ti ke fshehur. Unë kam mashtruar dhe ti ke mashtruar i tha. Mund t’ju duket habi por kjo ka ndodhur se këtu ndodhin çudira” tha Berisha.












