Wednesday, April 29, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

U tha se 9 VENDE kanë bllokuar Shqipërinë në BE, flet ministri: Ja çfarë ka ndodhur…

by Rilindje
07/04/2026
in POLITIKË
U tha se 9 VENDE kanë bllokuar Shqipërinë në BE, flet ministri: Ja çfarë ka ndodhur…

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u shpreh se procesi drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE nuk është bllokuar nga asnjë vend dhe, sipas tij, ky proces po vazhdon.

Sakaq, ministri theksoi gjithashtu se ky proces është kërkues, ka natyrë komplekse dhe se 9 vendet anëtare do të vendosin për antarsimin e Shqipërisë, por asnjë vend nuk e ka bllokuar Shqipërinë për të vazhduar anëtarësimin e saj në BE.

“Unë u them me bindje të plotë dhe të padiskutueshme që procesi nuk është bllokuar dhe as nuk është ngadalësuar, por nëse duam të jemi të sinqertë me procesin duhet të kuptojmë natyrën e procesit. Shqipëria është i pari dhe i vetmi vend që po negocion në këtë aspekt metodologjinë e re.

Janë 92 hendekë të mbushur, ku për sa kohë Komisioni Europian e ka pranuar dhe jep shpjegime dhe flet në emrin tonë në bazë të raportit. Pra, përderisa Komisioni Europian është dakord që këto hendeqe janë mbushur mjaftueshëm për të krijuar besimin që Shqipëria është në rrugë të mbarë dhe të pakthyeshme, meriton t’i jepet OK dhe vazhdon faza tjetër, që është faza e kapitujve.

Procesi ka natyrën e vet, ka kompleksitetin e vet dhe vendet anëtare janë ato që do të vendosin dhe unë e kuptoj shumë mirë që do të kenë pyetje. Ato 9 apo sa kanë qenë janë vende që bëjnë pyetje, bëjnë pyetje shtesë dhe nuk kanë bllokuar gjë. Më gjeni dhe shkoni dhe pyetini ato vende që thonë se na kanë bllokuar apo jo dhe merrni përgjigje.

Asgjë nuk është e lehtë për në Bashkimin Europian, asgjë nuk është e lehtë në Komisionin Europian, janë absolutisht kërkues dhe super kërkues dhe e kam thënë edhe disa herë, edhe me shaka, i jap një përgjigje, të bëjnë dy pyetje, kjo është natyra dhe e kam parë vetë. Procesi është shumë kërkues dhe shumë dinamik, ka fusha që nga jashtë mund të konsiderohen më të lehta, por në fakt duhet t’i mbushim me të mirën e mundshme”, u shpreh Hoxha.

NGA KATEGORIA

Kërkon lirinë/ Ilir Meta kërkesë të re në GJKKO, ofron 50 mijë euro për…
POLITIKË

Kërkon lirinë/ Ilir Meta kërkesë të re në GJKKO, ofron 50 mijë euro për…

29/04/2026
Deklarata e fortë e Vuçiç: Më thonë se mamaja ime ka tradhëtuar babanë me një shqiptar
POLITIKË

Deklarata e fortë e Vuçiç: Më thonë se mamaja ime ka tradhëtuar babanë me një shqiptar

29/04/2026
Pensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë, mes afateve optimiste dhe rrezikut…
POLITIKË

Pensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë, mes afateve optimiste dhe rrezikut…

29/04/2026
9 muaj në qeli! Veliaj kërkesë të pazakontë GJKKO: Po më mohoni të drejtat! Dua…
POLITIKË

Kërkoi pezullimin e afatit të paraburgimit/ Apeli i GJKKO sapo merr VENDIM për Veliajn…

29/04/2026
LAJM I MIRË/ Bordi ndryshon ÇMIMET e karburantit: Nafta dhe benzina kushton…
POLITIKË

LAJM I FUNDIT/ Bordi NDRYSHON sërish çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina kushton…

29/04/2026
I dobët dhe i zbehtë në burg, Spahiu i shqetësuar për Ilir Metën: Duhet të merakosen kush…
POLITIKË

I dobët dhe i zbehtë në burg, Spahiu i shqetësuar për Ilir Metën: Duhet të merakosen kush…

29/04/2026

LAJMET E FUNDIT:

LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në aksin kombëtar, makinat bëhen “copë-copë”, 8 persona…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në aksin kombëtar, makinat bëhen “copë-copë”, 8 persona…

29/04/2026
Firmoset marrëveshja historike, në këtë vend të Shqipërisë do të ndërtohen…
EDI RAMA

Firmoset marrëveshja historike, në këtë vend të Shqipërisë do të ndërtohen…

29/04/2026
Marrëveshja e pensioneve me një tjetër SHTET, përfitojnë qindra shqiptarë…
AKTUALITET

Marrëveshja e pensioneve me një tjetër SHTET, përfitojnë qindra shqiptarë…

29/04/2026
Sonda kryen shpime 70 metra nën tokë/ Ja çfarë u zbulua në Vlorë…
AKTUALITET

Sonda kryen shpime 70 metra nën tokë/ Ja çfarë u zbulua në Vlorë…

29/04/2026
LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë, tre automjete përplasen njëra me tjetrën. Dy vajza të reja…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Aksident me vdekje në aksin kombëtar, ja kush humb jetën…

29/04/2026
Erion Veliaj bëri operacion gjatë burgimit? Del E VËRTETA pas lajmit që “mori dhenë”: Ja shëndeti i tij…
AKTUALITET

Erion Veliaj bëri operacion gjatë burgimit? Del E VËRTETA pas lajmit që “mori dhenë”: Ja shëndeti i tij…

29/04/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!