Rritja e çmimit të karburanteve ka detyruar drejtuesit e autobusëve të transportit publik që shërbejnë në linjën Korçë–Tiranë dhe anasjelltas të rrisin çmimin e biletës.
Nga 1400 lekë që ishte çmimi për një rrugë vajtje-ardhje, tani pasagjerët duhet të paguajnë 1600 lekë. Kryetari i Shoqatës së Autobusëve në Korçë jep këtë sqarim në lidhje me rritjen e çmimit të biletës.
“Tani që u rrit nafta, nuk na dilte hesapi dhe e bëmë 800 lekë, sa i takon. Po vazhdoi të rritet nafta, të shkojë 300 lekë, ose do ta mbyllim, ose do të rrisim çmimin”, thotë Bardhi Mete, Shoqata e Autobusëve, Korçë.
Ndërsa për qytetarët, rritja është e papërballueshme, duke i kërkuar qeverisë marrjen e masave për të zbutur këtë rritje. Sakaq, Shoqata e Autobusëve ka paralajmëruar se rritje do të pësojnë edhe biletat e linjave të tjera që lidhin Korçën me fshatrat dhe qytetet e tjera.












