Friday, July 3, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Drejtori i ri i policisë e nis me “dorë të hekurt”, ja porosia e fortë për vartësit e tij…

by Rilindje
11/04/2026
in AKTUALITET
Drejtori i ri i policisë e nis me “dorë të hekurt”, ja porosia e fortë për vartësit e tij…

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka vijuar takimet prezantuese me drejtuesit dhe efektivët e DVP-ve në qarqe, ku së fundmi takoi drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, si dhe shefat e komisariateve dhe sektorëve në varësi të këtyre drejtorive.

Gjatë këtyre takimeve, Drejtori i Përgjithshëm prezantoi objektivat kryesore të punës, duke kërkuar masa të menjëhershme për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe për identifikimin dhe kapjen e financuesve, organizatorëve dhe trafikantëve të lëndëve narkotike.

Ai theksoi se është e papranueshme që Shkodra dhe Lezha të vijojnë çdo vit me të njëjtën situatë, duke gjetur dhe shkatërruar bimët e kultivuara, dhe kërkoi studim të plotë të situatës, analizë të çdo informacioni dhe të rasteve të mëparshme, me qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e organizatorëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Në fokus të detyrave të lëna ishin gjithashtu goditja e armëmbajtjes pa leje, rritja e kontrolleve dhe sigurimi i informacionit për kapjen e personave të armatosur në ambiente publike apo me automjete, kapja e personave në kërkim, parandalimi dhe zbardhja e ngjarjeve kriminale, ndërtimet pa leje, lojërat e fatit dhe call center-at, si dhe reagimi i menjëhershëm dhe profesional ndaj çdo shqetësimi të qytetarëve, me shërbim etik dhe profesional.

U theksua gjithashtu siguria në shkolla, siguria rrugore dhe siguria e pronës.

Drejtori paralajmëroi se nuk do të tolerohet asnjë shkelje e ligjit, duke theksuar se, ashtu siç u veprua me Komisariatin e Policisë Peqin, do të veprohet me këdo që abuzon me detyrën apo bëhet palë me paligjshmërinë.

Policia Kufitare duhet të jetë model në shërbim, të menaxhojë flukset për të shmangur radhët dhe të garantojë një pritje dinjitoze për qytetarët dhe turistët, si dhe të forcojë masat për parandalimin dhe goditjen e trafikut të paligjshëm ndërkufitar.

Gjatë takimeve, Drejtori i Përgjithshëm theksoi se, duke filluar nga dita e hënë, do të nisë një operacion për lirimin e akseve rrugore, duke kërkuar angazhim maksimal të strukturave të Policisë për mbështetjen e ARRSH-së dhe ndëshkimin administrativ dhe penal të shkelësve që kanë zaptuar hapësirat publike

NGA KATEGORIA

Tuneli i Llogarasë, Rama: E pabesueshme çfarë ka ndodhur në 2 ditët e fundit…
AKTUALITET

Merr fund pritja! Nis puna për hapjen e tunelit në bypass-in në qytetin…

03/07/2026
“Çmendet” moti/ Kjo nuk pritej! Papritur ja “plas” stuhi shiu në qytetin…
AKTUALITET

“Çmendet” moti/ Kjo nuk pritej! Papritur ja “plas” stuhi shiu në qytetin…

03/07/2026
Zebërvoki jep DORËHEQJEN nga Policia e Shtetit: Po iki sepse ky popull…
AKTUALITET

Zebërvoki jep DORËHEQJEN nga Policia e Shtetit: Po iki sepse ky popull…

03/07/2026
BKH dhe SPAK punojnë larg “syve” të Policisë? Klodian Braho bën PARALAJMËRIMIN e fortë…
AKTUALITET

BKH dhe SPAK punojnë larg “syve” të Policisë? Klodian Braho bën PARALAJMËRIMIN e fortë…

03/07/2026
LAJM I FUNDIT/ Aksident i RËNDË në Tiranë – Durrës, “paralizohet” autostrada…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Aksident i RËNDË në Tiranë – Durrës, “paralizohet” autostrada…

03/07/2026
Ndodh e pazakonta në protestën para Kryeministrisë/ Sapo ndizet…
AKTUALITET

Dalin DETAJET/ Merr fund rumpalla e “Zvërnecit”! Çfarë ndodh me protestuesit e arrestuar…

03/07/2026

LAJMET E FUNDIT:

Protesta për Zvërnecin/ Berisha zbulon “sekretin” e Ramës, ja çfarë pritet të bëjë nesër në…
EDI RAMA

Rama befason: Nëna e mikut tim në protestë, poshtërohej nga shteti…

03/07/2026
Tuneli i Llogarasë, Rama: E pabesueshme çfarë ka ndodhur në 2 ditët e fundit…
AKTUALITET

Merr fund pritja! Nis puna për hapjen e tunelit në bypass-in në qytetin…

03/07/2026
2 vitet e ardhshme vendimtare/ Rama e bën të qartë: Deputetët të dalin në…
EDI RAMA

“Sjellim ekselencën botërore!”/ Rama jep lajmin e mirë: Në Shqipëri vjen ndryshimi…

03/07/2026
“Çmendet” moti/ Kjo nuk pritej! Papritur ja “plas” stuhi shiu në qytetin…
AKTUALITET

“Çmendet” moti/ Kjo nuk pritej! Papritur ja “plas” stuhi shiu në qytetin…

03/07/2026
Rama “zgjidh thesin”: 135 euro shtesë mbi rrogën, ja kush përfiton nga vendimi i qeverisë…
EDI RAMA

Nuk e priste askush! Rama jep lajmin e madh: Në Shqipëri, do të hapet…

03/07/2026
Zebërvoki jep DORËHEQJEN nga Policia e Shtetit: Po iki sepse ky popull…
AKTUALITET

Zebërvoki jep DORËHEQJEN nga Policia e Shtetit: Po iki sepse ky popull…

03/07/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!