Deputeti Demokrat, Saimir Korreshi ka folur lidhur me tensionet e regjistruara gjatë protestës së opozitës.
Koreshi theksoi se nga reagimi i dhunshëm i policisë janë lënduar disa kolegë të tij dhe aktivistë.
Sipas tij mbështetësit e opozitës nuk tremben nga disa policë që kanë krojuar kordon para Parlamentit. I pyetur lidhur me planin sesi do të vijojë protesta para Parlamentit, ai theksoi se sipas mendimit të tij do të futeje në Kuvend dhe të ngujohej.
“Unë me qef e kam të hyj aty brenda e mos të dal fare nga Parlamenti të ngujohem ose të hymë në grevë urie. Kjo varet nga vendime të tjera, por k jo potë ishte mendimi im”, tha ai.












