Përplasjet në protestë u mbyllën me gaz lotsjellës, tensione dhe disa të lënduar nga radhët e protestuesve por dhe deputetëve, mes tyre edhe Klevis Balliu, i cili u pa në gjendje të nevojshme për ndihmë mjekësore pas incidentit.
Zegjine Çaushi tallet me Klevis Balliun i cili pas protestës së dhunshme shkoi në spital pasi shfaqi vështirësi në frymarje.
“Ma këpute shpirtin o bukurosh! Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun, se Belindi bën kot si i mërzitur“, ishte ky reagimi i Zegjines duke treguar se zemra e saj politikisht nuk ka vend vetëm për Gaz Bardhin, por tashmë dhe për bukurosh Klevisin.












