Për herë të parë që pas arrestimit të tij në tetor 2024, Ilir Meta u shfaq sot në publik në seancën e parë të themelit në GJKKO.
Brenda kafazit prej xhami, Ilir Meta pasi përshëndeti me gishta dhe bëri simbolin e shqiponjës, mbajti edhe një fjalim të shkurtër, duke thënë se procesi ndaj tij është i montuar dhe kundër shtetit.
“Unë jam në pozita të pabarabarta. Në pozita të pabarabarta janë ata që i ka përzgjedhur Charls McGonigal për të montuar me shpifje me gënjeshtra, me kallëzues të rremë një proces të turpshëm kundër shtetit shqiptar, jo kundër Ilir Metës, presidentit, kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit të Republikës. Prandaj ju ftoj që nga sot deri në sekondën të transmetoni live këtë proces”, tha Ilir Meta.
Kujtojmë që Ilir Meta ndodhet në qeli prej tetorit të vitit 2024, dhe SPAK e ka marrë të pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, lidhur me dosjen Cez-Dia dhe lobimin e LSI-së në SHBA.
E pandehur është edhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, ndaj të cilës ka masë detyrim paraqitje.












