Friday, August 21, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

“Ligji i ri” për matësit e energjisë, çfarë do të ndryshojë në faturën tuaj…

by Rilindje
28/04/2026
in AKTUALITET
“Ky është lajm fantastik”/ Rama: Nisim fluturimet direkt me këtë shtet…

Tema e matësve inteligjentë të energjisë është rikthyer në vëmendje me draftin e ri të ligjit për sektorin energjetik, i cili parashikon rregulla të veçanta për përdorimin e tyre dhe një plan të mundshëm zbatimi.

Sipas “nenit 91”, instalimi i këtyre pajisjeve nuk do të bëhet menjëherë. Fillimisht do të kryhet një analizë e plotë për të parë nëse kostot e projektit justifikohen nga përfitimet që sjell.

Enti Rregullator i Energjisë do të përcaktojë rregullat teknike të sistemit, ndërsa operatori i shpërndarjes do të vlerësojë nëse investimi është ekonomikisht i leverdishëm për t’u zbatuar në shkallë të gjerë.

Nëse kjo analizë rezulton pozitive, do të nisë një plan i detajuar 10-vjeçar për vendosjen e matësve inteligjentë në të gjithë vendin. Synimi është që të paktën 80% e konsumatorëve të pajisen me këto pajisje brenda 7 viteve nga fillimi i procesit.

Kostoja e projektit do të shpërndahet gradualisht dhe pritet të reflektohet në tarifat e rrjetit. ERE do të mbikëqyrë këtë proces për të siguruar që tarifat të jenë të drejta dhe që konsumatorët të përfitojnë realisht nga sistemi i ri.

Në rast se analiza del negative, instalimi masiv nuk do të realizohet. Megjithatë, çdo qytetar do të ketë të drejtë të kërkojë një matës inteligjent për përdorim personal, duke paguar vetë koston. Ndërkohë, rivlerësimi i situatës do të bëhet çdo katër vjet, në varësi të zhvillimeve teknologjike dhe të tregut.

Sa i përket matësve aktualë, ata do të vazhdojnë të përdoren vetëm nëse plotësojnë kërkesat e reja teknike. Pajisjet që nuk i përmbushin këto standarde do të duhet të zëvendësohen deri në vitin 2031.

NGA KATEGORIA

Pritjes shumëvjeçare i vjen fundi! Nis asfaltimi, rruga e re lidh këto dy qytete…
AKTUALITET

Pritjes shumëvjeçare i vjen fundi! Nis asfaltimi, rruga e re lidh këto dy qytete…

20/08/2026
Kur merr fund i “nxehti afrikan” në Shqipëri? Sinoptikantia tregon çfarë do të ndodhë…
AKTUALITET

Keni planifikuar plazh në fund të Gushtit? Sinoptikania tregon surprizat e motit…

20/08/2026
Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së, kush është…
AKTUALITET

E TRISHTË/ Ndërron jetë në moshë të re aktorja shqiptare, figura e dashur e televizionit shqiptar

20/08/2026
Sonda kryen shpime 70 metra nën tokë/ Çfarë u zbulua në Vlorë…
AKTUALITET

Sonda kryen shpime 70 metra nën tokë/ Çfarë u zbulua në Vlorë…

20/08/2026
Për herë të parë në histori të Shqipërisë! Në Aeroportin e Rinasit ndodh befasia, futet…
AKTUALITET

Për herë të parë në histori të Shqipërisë! Në Aeroportin e Rinasit ndodh befasia, futet…

19/08/2026
Publikohet VIDEO-ja/ Momenti i aksidentit tragjik në Durrës ku humbën jetën 3 të rinjtë…
AKTUALITET

Publikohet VIDEO-ja/ Momenti i aksidentit tragjik në Durrës ku humbën jetën 3 të rinjtë…

19/08/2026

LAJMET E FUNDIT:

Sherri me Arjan Konomin/ Edi Rama publikon VIDEON e pazakontë: Shau si i përdalë Lindën, kurse Zahon…
EDI RAMA

Sherri me Arjan Konomin/ Edi Rama publikon VIDEON e pazakontë: Shau si i përdalë Lindën, kurse Zahon…

21/08/2026
Mosekzekutimi i himnit kombëtar në Pustec, REAGON me shpejtësi Rama: Nuk ka mushkë…
EDI RAMA

Mosekzekutimi i himnit kombëtar në Pustec, REAGON me shpejtësi Rama: Nuk ka mushkë…

21/08/2026
“E di ku t’i fus fiqtë”/ Gazetari Arian Konomi përplaset me Edi Ramën në Vuno: Truprojat…
TË TJERA

“E di ku t’i fus fiqtë”/ Gazetari Arian Konomi përplaset me Edi Ramën në Vuno: Truprojat…

21/08/2026
Pritjes shumëvjeçare i vjen fundi! Nis asfaltimi, rruga e re lidh këto dy qytete…
AKTUALITET

Pritjes shumëvjeçare i vjen fundi! Nis asfaltimi, rruga e re lidh këto dy qytete…

20/08/2026
Kur merr fund i “nxehti afrikan” në Shqipëri? Sinoptikantia tregon çfarë do të ndodhë…
AKTUALITET

Keni planifikuar plazh në fund të Gushtit? Sinoptikania tregon surprizat e motit…

20/08/2026
Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së, kush është…
AKTUALITET

E TRISHTË/ Ndërron jetë në moshë të re aktorja shqiptare, figura e dashur e televizionit shqiptar

20/08/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!